LAJMI I FUNDIT:

Vdes doktori i parë në Kosovë si pasojë e COVID-19

Vdes doktori i parë në Kosovë si pasojë e COVID-19

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë doktori, Fadil Zuka si pasojë e COVID-19.

Oda e Mjekëve të Kosovës thekson se Fadil Zuka është doktori i parë që humb betejën me coronavirus, transmeton Telegrafi.

“Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftim.

Oda e Mjekëve të Kosovës ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët e doktorit Zuka.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 5 mijë e 877 persona, 3 mijë e 69 persona janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 669./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori