LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Ligji kundër COVID-19 në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve

Zemaj: Ligji kundër COVID-19 në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar sot deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë palët e përfshira për kontributin e dhënë në miratimin e Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, i cili qëllim kryesor ka krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se ky ligj, i cili përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore, institucioneve shëndetësore publike, private dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin, monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë COVID-19, do të jetë një instrument i mirë në duart e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të adresuar shumë çështje në mënyrë më efikase për menaxhimin  e pandemisë COVID-19.


“Ligj përcakton masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj personave fizik dhe juridik, shtetas të Republikës së Kosovës apo të huaj me qëndrim në Republikën e Kosovës, të cilët i shkelin rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit, pandemisë të shkaktuar nga COVID-19”.

Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat
Lexo po ashtu Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

Duke e vlerësuar lart kontributin e secilit që ka dhënë kontribut të drejtpërdrejt në miratimin dhe hyrje  në fuqi të këtij ligji, Zemaj theksoi se Ministria e Shëndetësisë si bartëse e procesit të menaxhimit të pandemisë COVID-19, do t’i ushtrojë përgjegjësitë e veta në përputhje me autorizimet e posaçme të cilat ia jep ky ligj në funksion të ndërmarrjes së veprimeve për luftimin dhe pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID–19.

Më tej thuhet se ky ligj i krijon mundësi të mëdha Ministrisë së Shëndetësisë të ndërmarra masa në parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e sëmundjes, të rris kapacitetet parandaluese dhe trajtuese përmes metodave të testimit, diagnozës dhe trajtimit; raportimin dhe koordinimin e institucioneve me qëllim të një menaxhimi sa më gjithëpërfshirës të pandemisë COVID-19.

Ministri Zemaj e sheh si hap të rëndësishëm të paraparë me ligj kompensimin mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore të angazhuar në betejën kundër pandemisë COVID–19 dhe mundësitë e angazhimit në proces edhe të stafit profesional dhe mbështetës për nevojat e tyre urgjente gjatë pandemisë COVID-19, derisa rikujton qytetarët që ky ligj duhet të zbatohet në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.

Ndonëse, esenca e ballafaqimit të mirë me COVID-19 është informimi dhe edukimi i popullatës për të ndryshuar sjelljen përballë infeksionit, Zemaj rikujton se ligji parasheh edhe masa ndëshkimore, të cilat organet kompetente mund t’i shqiptojnë ndaj atyre që i shkelin masat kundër COVID-19.

Në reagim thuhet se ministri i Shëndetësisë beson që tashmë institucionet dhe qytetarët e vendit e kanë kuptuar se miratimi i këtij ligji është në funksion të mbrojtjes së shëndetit të tyre , mirëqenies sociale dhe ekonomike dhe si i tillë do të respektohet për të ruajtur dhe përparuar shëndetin e popullatës në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori