Zemaj ka thënë se Ligjit për përgjimet i është dhënë përkrahje në parim.

Sipas tij e mira është se çdo përgjim do të bëhet me urdhër të gjykatës.


Sa i përket zgjedhjeve në parti ai ka thënë se mundet ende të kontribuoj për LDK-në, duke shtuar se nuk do të kandidojë për kryetar të LDK-së, por do t’i mbështet njerëzit që mund ta çojnë LDK-në përpara si në aspektin profesional e struktural të saj.

Ndërsa, duke folur për zgjedhjen e presidentit me votë popullore, Zemaj ka thënë se nëse Thaçi bëhet president me votë popullore, LDK s'duhet ta përkrahë.

“LDK-ja nuk do ta përkrahë as kandidatin e PDK-së, as AAK-së e as kurrkujt për president, sepse LDK-ja mund ta zgjedh kandidatin e saj për president”, ka thënë Zemaj. /Telegrafi/