LAJMI I FUNDIT:

Zemaj e mirëpret diasporën pas hapjes së ANP ‘Adem Jashari’: I jepni shpirt vendit

Zemaj e mirëpret diasporën pas hapjes së ANP ‘Adem Jashari’: I jepni shpirt vendit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, pas hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se diaspora është krenaria dhe se i jep gjallëri vendit.


“Sapo të zbrisni nga aeroplani në tokën e Kosovës mos u bezdisni nëse mjekët tanë do t’ju bëjnë matjen e temperaturës trupore ose ndonjë kontroll mjekësor. Këtë e bëjnë për ta parandaluar përhapjen e virusit”, ka shkruar Zemaj, përcjell Telegrafi.

​Sot, rinisin fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës (Orari)
Lexo po ashtu ​Sot, rinisin fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës (Orari)

Shkrimi i plotë

Aeroportin e hapëm. Kosova ju mirëpret! Mirësevjen mërgatë!

Gjatë muajve të verës ju jeni energjia e atdheut. Ju i jepni shpirt dhe e gjallëroni vendin.

Paratë e djersës, remitancat që dërgoni janë frymëmarrja dhe vrulli i ekonomisë së Kosovës.

Atje ku jetoni jeni krenaria jonë! Ju çdo ditë e ndjeni mungesën e vendlindjes, zemrën e mendjen e keni në Kosovë, sikurse dhe ne tek ju.

Këta muajt e fundit pandemia Covid-19 ka shkaktuar mbylljen e kufijve dhe brutalisht na ka ndarë.

Që nga dita e parë ne si Qeveri kemi vënë në lëvizje tërë potencialin e ministrisë që të mundësohej sa më parë hapja e aeroportit “Adem Jashari”.

Sapo të zbrisni nga aeroplani në tokën e Kosovës mos u bezdisni nëse mjekët tanë do t’iu bëjnë matjen e temperaturës trupore ose ndonjë kontroll mjekësor.

Këtë e bëjnë për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Me padurim presim t’iu takojmë!

Mirë se vini!

#QeveriaHoti /Telegrafi/