Në një intervistë për Politico, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, komentoi tensionet e vazhdueshme me Rusinë dhe përpjekjet për kompromis.

Ai theksoi se bota ka bërë shumë kompromise me presidentin rus, Vladimir Putin, përfshirë faktin që ai dhe miqtë e tij ende lëvizin të lirë.


“Trump dëshiron kompromis. Ne kemi bërë shumë kompromis. Putin dhe miqtë e tij nuk janë në burg — ky është kompromisi më i madh që bota ka bërë deri tani,” tha lideri ukrainas.

Zelensky shtoi se Ukraina kishte pranuar një armëpushim, por Rusia, e udhëhequr nga Putin, e kishte refuzuar ofertën.

Duke folur me humor për moshën dhe perspektivën e tij politike, presidenti shtoi: “Unë jam më i ri se Putin — kjo ka rëndësi. Ai nuk ka shumë kohë,” duke shkaktuar të qeshura në audiencë gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Komentet e tij nënvizojnë presionin ndërkombëtar dhe sfidat që përballet Ukraina në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore, ndërsa konflikti me Rusinë vazhdon. /Telegrafi/