LAJMI I FUNDIT:

“Zelensky të heq dorë nga territori”: Mediat amerikane zbulojnë ‘planin sekret’ të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

“Zelensky të heq dorë nga territori”: Mediat amerikane zbulojnë ‘planin sekret’ të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Sipas një raporti të medias amerikane, Donald Trump do të bëjë presion ndaj Ukrainës që të heqë dorë nga territori nëse ai rizgjidhet president i SHBA-së.

Propozimi i tij është që Ukraina duhet t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe rajonin kufitar të Donbasit, tha Washington Post, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.


Gazeta citoi “njerëz që e diskutuan atë me Trump ose këshilltarët e tij dhe folën në kushte anonimiteti”.

Ukrainasit publikojnë pamjet, thonë se tregojnë kolonën ruse të tankeve "të shtypur" nga luftëtarët e Azov
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet, thonë se tregojnë kolonën ruse të tankeve "të shtypur" nga luftëtarët e Azov

Por kjo politikë do të “shpërblejë Vladimir Putinin” dhe “të falë shkeljen e kufijve të njohur ndërkombëtarisht me forcë”, kanë paralajmëruar ekspertët e politikës së jashtme, shtoi gazeta.

Ndryshe, Trump është “mburrur shpesh” se ai mund të “negociojë një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda 24 orëve nëse zgjidhet, madje edhe para se të merrte detyrën”, tha gazeta.

Kjo vlerësohet se do të ishte një ndryshim i madh në politikën e ndjekur nga presidenti Joe Biden, i cili i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake.

Por një paketë tjetër, e madhe e SHBA-së për Ukrainën është mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve prej javësh.

Si po stërviten ukrainasit nga trupat evropiane?
Lexo po ashtu Si po stërviten ukrainasit nga trupat evropiane?

Përplasjet e brendshme midis republikanëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe një kërcënim për të rrëzuar kryetarin Mike Johnson, mund të shkaktojnë vonesa të mëtejshme, ka raportuar Reuters.

Republikanët e linjës së ashpër po kërkojnë dispozita të sigurisë kufitare dhe shkurtime të shpenzimeve për të kompensuar ndihmën për aleatët e SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori