Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot në profilin e tij në Facebook, ka publikuar fotografitë e shkatërrimeve që janë shkaktuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë në profilin zyrtar në Twitter, ka shpërndarë mesazhin e presidentit të këtij shteti evropian, transmeton Telegrafi.


“Okupatorët do të përgjigjen për gjithçka që i kanë bërë Ukrainës. Do të përgjigjen për Buchan, Kramatorskun, Volnovakhi, Okhtyrska, Hostomelin e Borodyankun. Për Izyumin dhe Mariupolin dhe të gjitha qytetet në Ukrainë që janë kthyer 80 vite pas”, ka shkruar Zelensky.

E sot ushtria ruse ka vazhduar sulmet ajrore kryesisht në pjesën lindore të Ukrainës, kurse shpërthime të fuqishme pati edhe sot në Kiev. /Telegrafi/

1 174

2 46

3 36

4 29

5 25

6 21

7 14