LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë e madhe për pullat postare nga Ukraina, ato madje po shiten deri në 400 dollarë

Kërkesë e madhe për pullat postare nga Ukraina, ato madje po shiten deri në 400 dollarë

Pulla postare që vet Volodymyr Zelensky e prezantoi disa ditë më parë në Ukrainë, është bërë tejet e popullarizuar dhe kërkuar pas ngjarjeve të fundit, e nëpër ueb-faqet e ndryshme ku kryhen shitblerje online po kërkojnë shuma të majme për një të tillë.

“Fraza që u bë simbol i rezistencës ukrainase tani gjendet në pullat postare. Përdorini që të mbani në mend se luftanija ruse gjithmonë kishte vetëm një drejtim”, ka shkruar Zelensky disa ditë më parë, derisa mbante në dorë pullat postare që ditëve të fundit po kërkohen në masë të madhe, transmeton Telegrafi.


Në këtë pullë postare shihet ushtari ukrainas duke ia treguar gishtin e mesëm “Moskvës”, tashmë anijes së fundosur që konsiderohej si krenaria e flotës ruse në Detin e Zi.

Ukraina njofton për humbjet që ia ka shkaktuar ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Ukraina njofton për humbjet që ia ka shkaktuar ushtrisë ruse

E pikërisht kjo edhe është arsyeja pse të gjithë duan ta kenë një pullë të tillë postare në koleksionet, që i ruajnë me fanatizëm.

Radhë të gjata janë para zyrave të postës në Kiev, ku mund të shiheshin të gjitha moshat duke pritur për orë të tëra për një pullë të tillë postare.

“Ajo ishte anija më e madhe që kishin, kapte vlerën e 750 milionë dollarëve. Të gjitha shpresat i kishin në të, e ne arritëm ta shkatërrojmë”, tha Yury Kolesan i cili priti për më shumë se dy orë e gjysmë për të marrë setin e 30 pullave postare.

Ushtarët ukrainas as që duan të dëgjojnë për ultimatumin rus që të dorëzohen – thonë se do të vazhdojnë të luftojnë
Lexo po ashtu Ushtarët ukrainas as që duan të dëgjojnë për ultimatumin rus që të dorëzohen – thonë se do të vazhdojnë të luftojnë

Luftanija ruse u fundos të enjten, kurse historianët e shquar po e konsiderojnë si humbjen më të madhe të Rusisë në 81 vitet e fundit.

E pullat postare janë bërë aq të njohura e kërkuara, sa që në eBay shitet nga 150, 200 e deri në 400 dollarë për pakon e 32 pullave. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori