Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit drejtuar kombit ukrainas, ka porositur se si ushtria ukrainase do të rikthej të gjitha qytetet që aktualisht janë nën kontrollin e forcave ruse dhe ato separatiste, në jug dhe lindje të shtetit.
Njeriu i parë i Ukrainës theksoi se okupatorët pas pesë ditëve luftime, kanë tentuar të marrin nën kontroll një pjesë të vendit, por janë detyruar të futen në muajin e pestë të luftimeve.
“Vetëm gjatë një dite kemi shkrepur 45 raketa. Kjo është një fazë e tillë e luftës, që është shumë e vështirë si në aspektin moral dhe emocional. Kur e dimë se armikut nuk do t’ia arrij, kur të kuptojmë se akoma mund të mbrojmë vendin tonë, fitorja është në horizont. Për këtë rusët kanë nevojë për sisteme të rënda raketore për ta goditur këtë vend. Nuk bëhet fjalë vetëm për shkatërrimin e infrastrukturës, por edhe është një mënyrë cinike për të bërë presion emocional mbi njerëzit tonë”, shtoi Zelensky.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se çfarëdo goditje ruse nuk mund ta thyej shpirtin luftarak të ukrainasve.
“Edhe diçka duhet thënë pas sulmeve të reja. Gjatë katër muajve luftime, mbi 20 ushtarë janë dekoruar. Titullin e heroit e kanë marrë 156 ushtarë. Është një shkallë e lartë e trimërisë, e rezistencës. Çfarë artileri dhe mina duhet të ndihmojnë okupatorët nëse u bëhet rezistencë nga i tërë populli”, porositi presidenti ukrainas.
Për fund porositi popullin se çdo pëllëmbë e shtetit të Ukrainës do të rikthehet nën kontrollin e Kievit.
“Të gjitha qytetet tonë, Severodonetsku, Luhansku, Donetsku – të gjitha do t’i rikthejmë. Çdo javë nisemi drejt Khersonit, Melitopolit, Berdyanskut, Energodarit dhe Mariupoli, kurrë nuk janë harruar. Të gjitha qytetet e tjera të Ukrainës që përkohësisht janë okupuar do t’i rikthehen ukrainasve. Fitorja jonë është vetëm e jona. Lavdi të gjithë atyre që po e mbrojnë Ukrainën”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi