Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti të shtunën “progresin e prekshëm” pas takimit me shefat ushtarakë britanikë dhe francezë në Kiev, për të diskutuar forcimin e ushtrisë ukrainase dhe mënyrat për të mbështetur vendin e shkatërruar nga lufta pas çdo përfundimi të armiqësive me Rusinë.
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes britanike Tony Radakin dhe homologu i tij francez Thierry Burkhard të premten zhvilluan bisedime me Zelensky, komandantin e përgjithshëm ukrainas Oleksandr Syrsky dhe ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, transmeton Telegrafi.
“Ka përparim të prekshëm dhe detajet e para se si mund të vendoset kontigjenti i sigurisë së partnerëve”, ka shkruar Zelensky nw rrjetet sociale pa dhënë detaje.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer po drejtojnë përpjekjet evropiane për të dërguar atë që ata e quajnë një “forcë sigurie” në Ukrainë, pas çdo përfundimi të luftës së shkaktuar nga pushtimi i Rusisë në 2022.
“Ne vazhdojmë diskutimet tona për mbështetjen afatgjatë për popullin ukrainas”, tha Macron të shtunën në X.
“Së pari, për ushtrinë e tyre, e cila është – dhe do të mbetet – linja e tyre e parë e mbrojtjes; dhe së dyti, në një forcë të mundshme sigurie, të dislokuar pas vijës së parë të frontit për të penguar çdo agresion të rinovuar rus”, shtoi Macron.
Zelensky falënderoi “Britaninë e Madhe dhe Francën për udhëheqjen e tyre”, duke thënë se “është kjo lloj pune e përbashkët, kur të gjithë janë të fokusuar në një rezultat të fortë, që ndihmon për të sjellë një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme në Ukrainë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Trump pranon se mund të ketë "probleme" për Amerikën pas pezullimit të disa tarifave

Trump për Muskun: Nuk më duhet për asgjë, por thjesht vetëm më pëlqen

I dënuari i parë për gjenocidin në Srebrenicë transferohet në një burg në Estoni

Pas 13 viteve, Erdogan takohet me deputetët kurdë - duan t'i japin fund konflikt dyzetvjeçar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit