LAJMI I FUNDIT:

Zelensky për luftën në Ukrainë: Askush në botë nuk mund të qëndrojë larg kësaj beteje

Zelensky për luftën në Ukrainë: Askush në botë nuk mund të qëndrojë larg kësaj beteje

Lufta e zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës është e një rëndësie globale dhe askush në botë nuk mund të qëndrojë larg kësaj beteje.

Kështu ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Facebook, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.


“Kjo është një luftë me rëndësi globale. Kjo është një luftë për të drejtën e ekzistencës së shtetit tonë, si dhe për të drejtën e secilit për jetë. Kjo është një luftë për dinjitetin e popullit tonë dhe të çdo kombi që kërkon fatin e tij. Kjo është një luftë për të parandaluar këdo që të guxojë të bëhet bishë ndaj të tjerëve. Dhe trupat e njerëzve tanë, të cilët u gjetën në rrugët e Bucha, treguan se askush në botë nuk mund të qëndrojë larg kësaj beteje”, tha Zelensky.

Sipas tij, në Ukrainë, po mbizotëron njerëzimi.

“Ata (rusët) janë ndalur me forcë. Uniteti i ndalon… Falënderoj të gjithë në botë që na ndihmojnë vërtet. Lavdi njerëzve tanë të fortë, luftëtarëve tanë! Lavdi të gjithë atyre që mbrojnë njerëzimin dhe jetën! Lavdi Ukrainës!”, ka thënë më tej Zelensky. /Telegrafi/