Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim tjetër të fuqishëm televiziv.
“Kudo që të shkojnë, do të shkatërrohen. Nuk do të kenë qetësi këtu, nuk do të kenë ushqim, nuk do të kenë një moment të qetë. Pushtuesit do të marrin vetëm një gjë nga ukrainasit: rezistencën, rezistencë të ashpër. Rezistencë të tillë që ata do ta mbajnë në mend përgjithmonë se ne nuk heqim dorë nga ajo që është e jona, se ata do ta mbajnë në mend se çfarë është një luftë patriotike. Po, për ne ukrainasit, kjo është një luftë patriotike. Ne e dimë se si fillojnë luftërat patriotike dhe ne e dimë se si përfundojnë për pushtuesit”, citohet të ketë thënë fillimisht ai.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ai ka theksuar se ushtria ukrainase po bën gjithçka për të thyer plotësisht armikun.
“Gati 9,000 rusë janë vrarë (të paverifikuar) në një javë. Në Nikolaevsk, pushtuesit janë të detyruar të përdorin dhjetëra helikopterë për të marrë të vrarët dhe të plagosurit e tyre – 19 dhe 20-vjeçarë. Çfarë kanë parë në jetën e tyre përveç këtij pushtimi? Ukraina nuk do që të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. Shkoni në shtëpi. Tregojuni oficerëve tuaj që dëshironi të jetoni, se nuk dëshironi të vdisni, por të jetoni”.
“Jam i bindur, se do t’i dëbojmë. Të turpëruar. Si ata njerëz të thjeshtë që dëbojnë pushtuesit nga dyqanet ushqimore ku shkojnë ushtarët rusë për të gjetur ushqim dhe diçka për të ngrënë. Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë përdorur. Çojini në shtëpi”, ka shtuar ndër tjerash presidenti Zelensky. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker