LAJMI I FUNDIT:

Zelensky komentoi rebelimin e Prigozhinit ndaj Putinit

Zelensky komentoi rebelimin e Prigozhinit ndaj Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin është i frikësuar dhe rebelimi ndaj tij është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit të Ukrainës, tha Volodymyr Zelensky.

“Dobësia e Rusisë është e dukshme” dhe presidenti i saj e ka “barrikaduar veten në rajonin e Moskës nga ata që vetë i ka armatosur”, tha presidenti ukrainas.


Prigozhin i kundërpërgjigjet Putinit: 25 mijë ushtarë jemi të gatshëm të vdesim
Lexo po ashtu Prigozhin i kundërpërgjigjet Putinit: 25 mijë ushtarë jemi të gatshëm të vdesim

“Për një kohë të gjatë, Rusia përdori propagandën për të maskuar dobësinë e saj dhe marrëzinë e qeverisë së saj – dhe tani ka aq shumë kaos sa që asnjë gënjeshtër nuk mund ta fshehë”, deklaroi ai.

Wagner raportohet se ka rrëzuar një aeroplan rus
Lexo po ashtu Wagner raportohet se ka rrëzuar një aeroplan rus

Lideri ukrainas tha se sa më gjatë të qëndrojnë trupat ruse në tokën ukrainase, aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të vuajë Rusia.

“Kushdo që zgjedh rrugën e së keqes, shkatërron vetveten”, shtoi më tutje Zelensky, raporton skynews.

Prigozhin ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë
Lexo po ashtu Prigozhin ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë

Theksojmë se mercenarët rus të Wagnerit ia kanë mësy Moskës pas neglizhencës së ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë për ti furnizuar me armë gjatë pushtimit të Ukrainës.

Putin e ka quajtur tradhtar liderin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin dhe veprimet e tij i ka cilësuar si “thikë pas shpine për popullin rus”. /Telegrafi/