LAJMI I FUNDIT:

Zelensky e kritikoi për mos punë, Klitschko reagon edhe një herë: Ne kemi një armik të përbashkët

Zelensky e kritikoi për mos punë, Klitschko reagon edhe një herë: Ne kemi një armik të përbashkët

Vitali Klitschko ka hedhur poshtë kritikat e presidentit ukrainas se nuk është bërë asgjë në Kiev rreth sulmeve ruse gjatë sezonës së dimrit.

Klitschko u qortua nga Volodymyr Zelensky në një nga video fjalimet, kur ai akuzoi autoritetet e qytetit për dështimin në sigurimin e strehimoreve të mjaftueshme pavarësisht se sistemi energjetik u godit nga sulmet ruse.


Zyrtarët po hapin “pika ngrohjeje” të posaçme për t’u siguruar njerëzve ngrohtësi dhe energji elektrike në rast se sulmet me raketa ruse në infrastrukturën kritike shkaktojnë ndërprerje gjithëpërfshirëse.

Klitschko tani i është përgjigjur akuzave, duke thënë se Kievi kishte shumë më shumë qendra ngrohjeje se çdo qytet tjetër në Ukrainë, raporton skynews.

“Duket e çuditshme kur jemi të bashkuar kundër një armiku të vetëm, por fillojmë të luftojmë mes vete”, tha ai.

“Partnerët tanë të huaj thonë ‘keni një armik të përbashkët, por nuk mund t’i zgjidhni gjërat duke u kapur mes vete. Unë jam i bindur se politika qëndron pas kësaj, sepse përfaqësuesit e një grupi politik filluan të vrapojnë duke u përpjekur të gjejnë gabime”, shtoi ai.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në shtetin ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori