Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar deputetëve të parlamentit të Izraelit.

Ai tashmë ka folur me ligjvënës të tjerë anembanë botës – duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA – duke kërkuar mbështetje.

Dhe në adresimin e tij para deputetëve izraelit, Zelensky ka tërhequr paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje

Në këtë drejtim ai ka thënë se agresioni rus “nuk është një operacion ushtarak”.

“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas”.

“Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori. Luftën tonë për mbijetesë dhe Luftën e Dytë Botërore”.

LIVE: Dita e 12-të e agresionit – publikohen të dhënat rreth humbjeve të ushtrisë ruse, presidenti i Lituanisë paralajmëron se “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë” LIVE: Dita e 12-të e agresionit – publikohen të dhënat rreth humbjeve të ushtrisë ruse, presidenti i Lituanisë paralajmëron se “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”

Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse.

“Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”, ka thënë më tej Zelensky.

“Ne mbetemi, jemi të përgatitur për kompromis”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/