LAJMI I FUNDIT:

Zelensky me dhuratë speciale për Papën – jelek antiplumb që e kishte veshur një ushtar ukrainas

Zelensky me dhuratë speciale për Papën – jelek antiplumb që e kishte veshur një ushtar ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë ditës së sotme takoi Papa Françeskun në Vatikan, ku dyshja biseduan rreth 40 minuta.

Gjatë takimit, 45-vjeçari i dorëzoi udhëheqësit fetar një jelek antiplumb të përdorur nga një ushtar ukrainas që kishte një imazh të Madonnas.


“Është një nder i madh”, tha Zelensky duke vënë dorën në zemër dhe ulur kokën teksa u takua me 86-vjeçarin.

I pari i shtetit të Ukrainës më pas ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku deklaroi se ishte “mirënjohës” për “vëmendjen personale të Papës ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve”, duke shtuar se dyshja folën për “dhjetëra mijëra” fëmijë të dëbuar nga Rusia.

“Përqafim, buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh në Romë”, Zelensky ka mbështetjen e plotë të Melonit
Lexo po ashtu “Përqafim, buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh në Romë”, Zelensky ka mbështetjen e plotë të Melonit

Lideri ukrainas u takua për herë të fundit me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës.

Në fillim të luftës, Papa u përpoq të merrte një qasje të ekuilibruar me shpresën për të qenë një ndërmjetës, por më vonë filloi dënoi me forcë veprimet e Rusisë, duke i krahasuar ato me disa nga krimet më të këqija kundër Ukrainës gjatë epokës sovjetike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori