LAJMI I FUNDIT:

Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Duke folur në konferencën e tij ditore, Zelensky thotë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”.

“Ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh, bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës nga Rusia”, tha ai.


Ai ka shtuar se këto masa duhet të janë më të ashpra dhe “mund të quhen embargo”. /Telegrafi/