LAJMI I FUNDIT:

Zekolli: E mbështes deklaratën e përbashkët, por jo edhe nënshkruesit

Zekolli: E mbështes deklaratën e përbashkët, por jo edhe nënshkruesit

Analisti Arsim Zekolli, në intervistë për “Deutsche Welle” mes tjerash ka folur edhe për platformëne përbashkët të partive shqiptare, për të cilën thotë se ka kërkesa që ju konvenojnë shqiptarëve në Maqedoni, por sipas tij nuk është e përkryer. Ai thotë se është dashur të caktohet një kohë deri në të cilën do të plotësohen kushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E mbështes, mirëpo kam rezerva të mëdha të cilat e kushtëzojnë mbështetetjen time të plotë. E mbështes si iniciativë që të definohen kërkesat, nevojat dhe mendimet e shqiptarëve, por rezervat që i kam janë për shkak të personave që e kanë nënshkruar këtë deklaratë. Vetëm të kujtojë se Besa dhe LR-PDSH janë fajtoret kryesore për shkak të të cilave, Ahmeti edhe sot është pretendenti kryesorë për formimin e Qeverisë”, deklaroi Zekolli./Telegrafi/