LAJMI I FUNDIT:

Zekiri dyshohet të jetë personi i kërkuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Zekiri dyshohet të jetë personi i kërkuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Muhamed Zekiri, sekretari aktual i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është personi i parë i dyshuar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Qeverisë.

“Gjatë periudhës prej muajit prill 2021 deri në muajin janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i dyshuari i parë pa realizuar procedurë përkatëse për prokurim publik, ka arritur marrëveshje me shërbime konsulente me kompani ku qëllimshëm iu ka ndihmuar shtetasve kroatë. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për kompaninë kanë siguruar pasuri pronësore të kundërligjshme në vlerë prej 57.932.100,00 denarë, në dëm të Buxhetit të RMV-së. Vlerë që ishte më e madhe se 795.000 euro, gjegjësisht nga vlera e dakorduar për kryerjen e shërbimeve konsulente”, njoftojnë më tej nga PTHP-ja.


Prokuroria nis hetime kundër një zyrtari të Qeverisë së RMV-së dhe dy personave të tjerë
Lexo po ashtu Prokuroria nis hetime kundër një zyrtari të Qeverisë së RMV-së dhe dy personave të tjerë

Për të dyshuarit PTHP NKO kërkon edhe shqiptim të masës së paraburgimit, pasi siç njoftojnë “vlerësojnë se ka rrezik real që të dyshuarit të arratisen, aq më tepër që dy të dyshuarit të tjerë janë shtetas të huaj”.

Gjithashtu ka rrezik edhe në ndikimin e hetimit dhe shkatërrimin e dëshmive.

Telegrafi Maqedoni ka kërkuar nga Zekiri të prononcohet për publikimet në media, por i njejti nuk është përgjigjur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori