LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Istogu do të shkojë në balotazh (Video)

Zeka: Istogu do të shkojë në balotazh (Video)

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka theksuar se ata nuk presin që kandidati i kësaj partie për të parin e Istogut do ta fitojë. Por, sipas tij, ai do ta këtë një rol vendimtar në atë se kush do të triumfojë në këtë garë.

Në emisionin “Debat – D Plus”, ai ka thënë se kandidati i Nismës për Istogun, e ka një ekip të fuqishme që i qëndron prapa.


“Mendoj që LDK do të shkojë në balotazh në Istog dhe në Podujevë. Janë harxhu kartat e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, kur njëri e përdorte figurën e Ibrahim Rugovës dhe tjetri të Adem Jasharit për t’i fituar zgjedhjet. Shpresoj që rinia e Istogut do të shikojë se kush ka plan dhe program zhvillor për këtë komunë”, ka shtuar Zeka. /Telegrafi/