LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Nënshkrimi marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, do ta eliminoj pasigurinë e investitorëve amerikanë dhe të huaj

Zeka: Nënshkrimi marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, do ta eliminoj pasigurinë e investitorëve amerikanë dhe të huaj

Në takimin që pritet të mbahet sot në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin takim pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të nënshkruhet një marrëveshje që nuk përjashtohet mundësia që kjo të ketë elemente edhe të njohjes reciproke.

Siç kishte njoftuar edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i presidentit Trump për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, temë kryesore e takimit  ditës së djeshme ka qenë ekonomia.


Me ndërmjetësimi e Grenellit përfaqësues nga Kosova dhe Serbia para disa muajve kishin nënshkruar disa letra të interesit për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, hekurudhat dhe autostradat.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë sot dokument në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë edhe presidenti Trump  
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia nënshkruajnë sot dokument në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë edhe presidenti Trump  

Lidhur me këtë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka për Telegrafin ka thënë se, nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të eliminonte pasigurinë karshi investitorëve.

“Marrëveshja në fushën e ekonomisë që pritet në nënshkruhet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndihmonte në eliminimin e barrierave që vështirësojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dyja shteteve, por edhe në eliminimin e pasigurisë që mund të ekzistojë në mesin e investitorëve amerikanë dhe të tjerëve të huaj, perceptim ky i ndikuar edhe nga çështjet e hapura ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e tensionuara. Një marrëveshje e tillë do të duhej të çonte në njohjen e dokumentacionit reciprok dhe shmangien e vonesave në zhdoganimin e mallrave, sidomos për prodhuesit nga Kosova, të cilët ballafaqohen me vështirësi më të mëdha në këtë aspekt”, tha Zeka.

Ai thotë se, me funksionalizimin e transportit hekurudhor, do t’i mundësonte Kosovës qasje në transportin ndërkombëtar të mallrave.

“Vendosja e trafikut hekurudhor dhe ajror do të kishte ndikim të madh në lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, bashkë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa financimi i këtyre projekteve nga institucionet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikonte edhe në përshpejtimin e rritjes ekonomike të të dyja vendeve dhe rrjedhimisht edhe në krijimin e vendeve të punës. Vendosja e transportit hekurudhor do të mundësonte kyçjen në rrjetin ndërkombëtar hekurudhor dhe rrjedhimisht do t’u ofronte kompanive nga Kosova mundësi më efikase të transportit të mallrave nga dhe për në Kosovë”, thotë ai.

Zeka shton se me këtë marrëveshje do të përfitojnë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë mënyrë jo vetëm Kosova dhe Serbia, por të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të mund të hapnin mundësitë e pashfrytëzuara si në aspektin e nxitjes së investimeve në veçanti, ashtu edhe të arritjes së një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në përgjithësi”, shtoi Zeka.

Po ashtu, Grenell në një intervistë kishte thënë se, është duke u përpjekur të krijojë Zonën Ekonomike Mini-Shenzen, duke iu referuar zonës së parë të veçantë ekonomike të Kinës si model edhe për marrëveshjet ekonomike që mund të bëhen pas dialogut Kosovë-Serbi në Washington.

Krijimi i 'Mini-Shenzenit', Zeka: Kjo zonë ekonomike do të eliminonte barrierat e natyrës politike
Lexo po ashtu Krijimi i 'Mini-Shenzenit', Zeka: Kjo zonë ekonomike do të eliminonte barrierat e natyrës politike

“Ne bëmë një marrëveshje ajrore, e para ndonjëherë në 21 vjet, një fluturim midis Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës dhe Beogradit, kryeqyteti i Serbisë. Kjo ende nuk është zbatuar plotësisht, por ne kemi marrëveshjen, dhe ne jemi duke punuar në të. Njësoj me marrëveshjen hekurudhore, e cila do të hapte kufijtë për tregti, dhe një marrëveshje të madhe kufitare me trafikun motorik. Çfarë jemi duke u përpjekur të bëjmë është të përqendrohemi në situatën ekonomike, të krijojmë një ‘Zonë Mini-Shenzhen’”, kishte thënë Grenell, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, një ditë më parë këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka bërë të ditur se takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të vazhdojë edhe sot në Uashington.

Ai duke folur për takimin e së enjtes ka thënë se ka progres, ku sipas tij ishte një raund reflektues diskutimesh mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori