Në Kosovë investimet e huaja llogariten në vlerën e 220 milionë eurove në vit nga të cilat 25 milionë janë investime amerikane. Niveli i ulët i tyre lidhet me disa faktorë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka rendit si arsye perceptimin e keq mbi Ballkanin në përgjithësi, situatën e korrupsionit si dhe punën e pamjaftueshme të qeverisë së Kosovës për të reklamuar arritjet.
Një grup anëtarësh të bordit të guvernatorëve të kësaj dhome shfrytëzuan takimet në Washington me përfaqësues të qeverisë e Kongresit, ndër ta senatorin Charles Grassley dhe ligjvënësin Eliot Engel, për t’i njohur me përparimin që ka shënuar vendi, në një përpjekje për të tërhequr më shumë investimeve amerikane në Kosovë.
Zeka thotë se duhet një veprim gjithëpërfshirës për të tërhequr investimet e huaja të cilat mungojnë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.
Sipas raportit vjetor të Bankës Botërore “Doing Bussines 2020”, Kosova ka pësuar një rënie me 13 vende krahasuar me një vit më parë. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane i përkthen gjetjet në raport si stanjacion të ciklit të reformave për të përmirësuar edhe më tej klimën e biznesit në vend.
Ai thekson nevojën që qeveria e re e Kosovës të punojë për të ofruar më shumë lehtësira për bizneset e huaja, të forcojë zbatimin e ligjit si dhe imazhin e vendit përballë investitorëve. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi