LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Isa Mustafa nuk e dëshiron koalicionin me Vetëvendosjen, PDK-së i konvenon kjo situatë

Zeka: Isa Mustafa nuk e dëshiron koalicionin me Vetëvendosjen, PDK-së i konvenon kjo situatë

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke bërë lojë sa i përket arritjes së një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Zekës, është kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai i cili nuk e dëshiron arritjen e koalicionit.

Zeka po ashtu ka thënë se kjo situatë e krijuar politike më së shumti i konvenon Partisë Demokratike të Kosovës, që sipas tij, nuk duan stabilitet dhe krijimin e qeverisë së re.

“Mendoj që e gjithë kjo është e politikës së kaluar, ku bashkëfajtorë është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Dhe kemi ardhë në një situatë ku pavarësisht largimit të Partisë Demokratike të Kosovës nga skena politike po shihet që krejt mekanizmat për shkatërrimin e shtetit i ka në dorë, në radhë të parë gjykatat e pavarura janë paterica ekskluzivisht të PDK-së, gjithashtu mendoj që në të njëjtin teren është edhe avokati i popullit është ashtu sepse shkuarja e ligjit të pagës në Gjykatën Kushtetuese, i konvenon vetëm PDK-së, dhe qarqeve që janë kundër stabilitetit dhe krijimit të qeverisë së re. LDK është duke luajtur rolin sulmo dhe tërhiqu, një hap para një mbrapa. Unë mendoj që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është kundër këtij koalicioni”, ka thënë Zeka për Telegrafin.

Ndryshe, Zeka ishte pjesë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës si deputet i Nismës, më pas ai braktisi këtë parti duke formuar partinë e tij, por të cilët në zgjedhjet e 6 tetorit nuk arritën të kalojnë pragun zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori