LAJMI I FUNDIT:

Zeka akuzon rëndë SBASHK-un, e quan sindikatë mafioze

Zeka akuzon rëndë SBASHK-un, e quan sindikatë mafioze

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka quajtur mafioze Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, pasi sipas tij, këta të fundit kanë bërë marrëveshje me shumë parti politike, e madje edhe me liderët shtetërorë.

Zeka, gjatë seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve për orët e humbura gjatë grevës tri javore,  tha se SBASHK asnjëherë nuk është marrë me problemet e arsimit, përveç se kanë bërë marrëveshje e memorandume politike.


“Me të njëjtin lezet e kënaqësi, po i dëgjojnë këto përralla edhe sindikata mafioze e arsimit të Republikës së Kosovës. Ajo nuk është sindikatë, ajo nuk përfaqëson mësuesit dhe profesorët….Me çfarë kërcënimi ka ardhur kryetari i sindikatave dhe ka raportuar në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës, me çfarë budallallëku ka ardhur dhe ka thënë nuk bëhet nami nëse humb edhe një vit shkollor. Kjo sindikatë e turpit që kurrë nuk është marrë me problemet me të cilat duhet të merret një sindikatë, ka bërë vetëm marrëveshje politike me liderë të ndryshëm të partive politike, në fushata elektorale, që askund në botë nuk ndodh, sindikatat të bëjnë memorandume politike. Kanë bërë me Hashim Thaçin, kanë bërë me liderët tjerë politikë, nuk po guxoj me ia përmend emrin që kanë bërë marrëveshje politike edhe me kryetarin e Kuvendit, me zotin Kadri Veselin”, tha ai.

Sipas deputetit Zeka, seanca e tjetër e jashtëzakonshme për lojërat e fatit, e thirrur për sot, është e panevojshme derisa ka pasur edhe  një kërkesë për ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

“Kryetar, po e shohim që je vazhdimisht nën presionin e seancës së dytë. E keni caktuar një seancë në orën 14:00, po ashtu të jashtëzakonshme pa kurrfarë nevoje dhe tash po na bëni presion këtu, pas vendimit që keni marrë për këtë seancë, a me fol a mos me fol. E dyta, do t’i sugjeroja ministrit të Arsimit t’i marrë transkriptet e krejt këtyre debateve dhe të botojë një libër me titull “Përrallat e Parlamentit”. Shumica absolute e këtij parlamenti, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, kur kemi qenë fëmijë, 99 për qind prej neve kurrë përralla nuk kemi dëgjuar. Edhe me lezet shumë të madh po i lexojmë përrallat e njëri-tjetrit, sot këtu në Kuvend”, ka përfunduar ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori