Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që pritet të mbahet më 18 gusht, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, që janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend.
Ai në emisionin “Five“, ka thënë se vendimi për targa dhe dokumenti hyrje-dalje janë në përputhje me ligjin e Kosovës, për të cilat vetë Serbia është dakorduar në të kaluarën.
Ndërsa për shtyerjen e vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë më 31 korrik, ai ka thënë “Ne kemi bërë një shtyerje prej ditësh nga afati fillestar, për shkak se jemi pajtuar me shtetet partnere tona se ka pasur fushatë të egër dezinformimi në veri”.
Në pyetjen se si do të jetë 1 shtatori dhe a do të ketë barrikada dhe zhvillime si të 31 korrikut, ai ka deklaruar se më 31 korrik, barrikadat nuk kanë qenë organike të serbëve lokalë.
“Përveç se kanë qenë të përgatitura paraprakisht, flasin për një përfshirje të grupeve kriminale”, ka thënë Kryeziu.
“Kësaj radhe, kanë qenë të pakta pamjet që keni parë qytetarë civilë që janë bashkëngjitur thirrjes”, ka shtuar ai.
Përveç se grupe kriminale, ai ka thënë se në të njëjtën kohë është e qartë se ka përfshirje të Serbisë në zhvillime të tilla.
“Bllokadat dhe situatat e pafavorshme bëhen nga Beogradi për qëllim të nxitjes së situatave konfliktuoze, kjo ka të bëjë me prezencën e grupeve kriminale që funksionojnë me direktiva të shtetit serb, shtet ky që ka lidhje të thella me Rusinë”, ka deklaruar tutje Kryeziu.
Ai ka theksuar se do të ishte sjellje e papërgjegjshme nga Kosova të mos konsiderohej kjo situatë e 31 korrikut dhe të shtyhej vendimi për reciprocitet.
Ndërsa për 1 shtator ai ka thënë se institucionet e sigurisë, tashmë janë duke bërë përgatitjet për zbatimin e një vendimi të tillë, vendim për të cilin janë të autorizuar.
“Ne presim që nga 1 shtatori të zbatohen të gjitha vendimet, që mund të realizohen nga policët tanë doganorë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë