LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i LDK-së: Do t’ia votonim VV-së një Qeveri të pakicës

Zëdhënësi i LDK-së: Do t’ia votonim VV-së një Qeveri të pakicës

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka treguar se çfarë pret të ndodhë në afatin kushtetues prej 15 ditësh – që tashmë ka nisur të rrjedhë – pas nominimit zyrtar të Albin Kurtit për krijimin e Qeverisë.

“Mendojmë që kjo oferta e tretë e LDK-së është mjaft e favorshme për Vetëvendosjen. Kemi arritur deri në atë pikë që ne jemi pajtuar që ta kemi kryetarin e Kuvendit vetëm për një vit dhe ata ta kenë për tri vite dhe në ato vitet e tjera ne ta kemi vetëm presidentin, përderisa ata kanë edhe kryeministrin… Është një propozim mjaft i favorshëm për Lëvizjen Vetëvendosje dhe presim që të kemi një përafrim të këtyre dy pikave”.

“Idenë që të kemi 14 ministri po e cilësojmë të panevojshme, sepse mjaftojnë 12 ministri për një vend të vogël si Kosova. Të vazhdojmë tutje që të kemi qeveri sa më shpejt”, tha Mustafa, në Zona B të Klan Kosovës.

Ai  ka treguar nëse LDK-ja do ta përkrahë një qeveri të pakicës.

“Opsioni i parë për LDK-në do të ishte që ne të ishim pjesë e qeverisë nëse do të kishim një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, e cila reflekton proporcionalisht fuqitë politike që kemi të dyja partitë”.

“Ne jemi parti me 28 deputetë, derisa Lëvizja Vetëvendosje me 29 deputetë dhe nëse e arrijmë një marrëveshje ku të dyja palët përfaqësohen dhe përfaqësojnë votuesit e tyre në mënyrë të denjë ne do të preferonim këtë opsion… Nëse Lëvizja Vetëvendosje dëshiron që të vendosë që të vazhdojë tutje e vetme, duke plotësuar kriteret kushtetuese, do të votonim një Qeveri të pakicës”, tha ai.

Por, a ka LDK-ja edhe një ofertë tjetër për Lëvizjen Vetëvendosje – pas nominimit të Albin Kurtit për kryeministër?

“Sa i përket çfarëdo hapi tutje i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Ata e kanë marrë nominimin për kryeministër dhe krijimin e qeverisë. Prandaj i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani mandatarit të tyre për kryeministër  që të vendosë nëse do të vazhdojë tutje me marrëveshje me LDK-në, do të eksplorojë parti të tjera apo opsionin për qeveri të pakicës”.

Në rast se brenda afatit prej 15 ditëve nuk arrihet marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosjen, çfarë opsioni ka në tavolinë LDK-ja?

“Është në diskrecion të presidentit Hashim Thaçi nëse në afatin e dytë prej 10 ditësh do t’ia japë përsëri mandatin partisë së parë, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje. Ne jemi deklaruar dhe mbesim në qëndrimin që LDK-ja ose do të bëjë qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje ose do të vazhdojmë tutje në opozitë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori