LAJMI I FUNDIT:

Zbuloni pikat tuaja të forta dhe të dobëta si biznes me këtë shërbim

Zbuloni pikat tuaja të forta dhe të dobëta si biznes me këtë shërbim

Para se të filloni të planifikoni biznesin tuaj, duhet të kuptoni veten. Kjo do të thotë t’i hedhësh një sy vetes si pronar/e biznesi dhe të kuptosh se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta. Ju mund të jeni të mrekullueshëm në menaxhimin e parave dhe buxhetit, por mund të jeni të tmerrshëm në marketing. Kuptimi i pikave tuaja të forta dhe të dobëta do t’ju ndihmojë të menaxhoni se si e drejtoni biznesin tuaj.

Pas kësaj duhet dhe të identifikoni pikat e forta dhe të dobëta të biznesit tuaj në mënyrë që të ju ndihmojë të plotësoni boshllëqet e njohurive tuaja përpara se të bëni çdo hap të rëndësishëm. Një mënyrë shumë efektive për ta bërë këtë është përmes hulumtimeve. Kompania e Hulumtimeve Pyper ofron hulumtime kualitative dhe kuantitative për sektorin publik dhe sektorin privat.

View this post on Instagram

A post shared by Pyper (@pyper.info)

Disa nga shërbimet që Pyper i ofron janë:

MATJA E OPINIONIT PUBLIK
Fokusi i këtij hulumtimi është përceptimi i qytetarëve mbi tema të ndryshme që kanë të bëjnë me gjendjen në Kosovë.

HULUMTIMI I TREGUT
Ky shërbim identifikon barrierat e mundshme në fazën e planifikimit apo zhvillimit të ndonjë biznesi.

MONITORIMI DHE VLERËSIMI
Hulumtimi bëhet përgjatë implementimit të projektit dhe u mundëson bizneseve të bëjnë vendimarrjen e duhur, përmirsimin dhe vlerësimin e projekteve.

MONITORIMI DHE VLERËSIMI
Hulumtimi bëhet përgjatë implementimit të projektit dhe u mundëson bizneseve të bëjnë vendimarrjen e duhur, përmirsimin dhe vlerësimin e projekteve.

VLERËSIMI I PRODUKTIT
Ky shërbim parasheh se si do te pritet nga klientët produkti/shërbimi i cili do të lansohet në treg.

Për më shumë informacione na kontaktoni në info@pyper.info për të siguruar rrugëtimin tuaj në treg. Me Pyper, ju jeni një hap para të tjerëve.