LAJMI I FUNDIT:

Zbuloni mungesën ose tepricën e hormoneve të Tiroidesë me 50% zbritje

Zbuloni mungesën ose tepricën e hormoneve të Tiroidesë me 50% zbritje

Qendra Diagnostike Endokrinologjike ElitaPlus për hir të festës së Flamurit, me 25 nëntor ofron mundësi të analizave për gjëndrën tiroide me 50% zbritje, të cilat mund t’ju ndihmojnë të zbuloni mungesën ose tepricën e hormoneve të Tiroidesë. Zbritja gjithashtu vlen edhe për të gjitha analizat tjera!

HIPOTIREOZA, mungesa e hormoneve të gjëndrës tiroide (T4 i ultë dhe TSH i lartë) – Është gjendje në të cilën gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Sëmundja më e shpeshtë e tiroidesë. Tiroidea është gjëndër në formë fluture në mes të qafës, prodhon dy hormone, T3 dhe T4, të cilat rregullojnë mënyrën se si trupi përdor energjinë. Funksioni i tiroidesë kontrollohet nga një gjëndër e trurit, e njohur si hipofizë. Hipofiza prodhon hormonin stimulues të tiroides, TSH, i cili nxitë tiroiden për të prodhuar T3 dhe T4.

SIMPTOMET: Lodhje, plogështi, përgjumësi, harresë, mungesë e disponimit, ndjenja e të ftohtit, lëkura e thatë, dobësimi dhe rënia e flokëve, shtim në peshë (ajtje në fytyrë dhe trup), kapsllëk.

HIPERTIREOZA, teprica e hormoneve të gjëndrës tiroide (T4 i lartë dhe TSH i ultë) – Nga sasia e hormoneve T3 dhe T4 të cilët i prodhon gjëndra tiroide varet intensiteti i punës së qelizave në organizëm. Teprica e hormoneve të tiroidesë në gjak njihet si Hipertireozë.

Sot ka disa mundësi trajtimi te hipertireozes: tabletat, jodi radioaktiv dhe operacioni.

SIMPTOMET: Lodhje, rrahje në kraharor, humbje në peshë, dridhje e duarve, theksim i syve (të dy syve ose njërit sy), neurozë.

Diagnostikimi me kohë dhe trajtimi i duhur i eviton pasojat e mundshme dhe për këtë arsye, Laboratori i ElitaPlus ka vendosur që me datë 25 nëntor të ofrojë 50% zbritje në analizat për gjëndrën tiroide T4, TSH, aTG, aTPO, si dhe të gjitha analizat tjera!

Qendra Diagnostike Endokrinologjike ElitaPlus – është qendër e specializuar për sëmundje të gjëndrës tiroide dhe ofron; vizita specialistike nga endokrinolog me përvojë shumëvjeçare si dhe ekzaminime të tjera si ultrazëri i tiroidesë, Punksioni i gjëndrës tiroide FNAB në rastet me tumore të tiroidesë dhe testet me gjak: T3, T4, TSH, aTG, aTPO, TSI, TG dhe KALCITONIN.

Dr. Erduan R. Sefedini, Internist – Endokrinolog

Dr. Agron Spahija, Internist – Endokrinolog

Qendra Diagnostike Endokrinologjike ElitaPlus, Dardani, Prishtinë

ElitaPlus është themeluar në vitin 2003 dhe prej fillimit është e njohur si qendër e cila ofron shërbime të avancuara dhe cilësore duke zbatuar parime e praktika të mira të punës së bashku me teknologji të avancuar dhe me një ekip profesional që monitoron të gjitha risitë në zhvillimin e mjekësisë moderne. Gjatë dy dekadave ElitaPlus është rritur dhe tani funksionon me 7 departamente dhe 13 specializime të ndryshme.

Tel: 044 204 240

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori