LAJMI I FUNDIT:

Zbuloni çfarë fsheh forma e hundës për karakterin tuaj

Zbuloni çfarë fsheh forma e hundës për karakterin tuaj

Mjekësia e lashtë kineze, e cila së fundmi është përqafuar nga Perëndimi skeptik, ka zbuluar një lidhje të fortë mes pjesëve të caktuara të trupit dhe karakterit të një njeriu.

Kështu, analizimi me imtësi i ngjyrës së syve,i duarve, këmbëve, apo dhe grupit të gjakut janë disa mënyra që janë përdorur deri tani për identifikimin e personalitetit. Forma e hundës ju vjen në ndihmë për ditur më shumë rreth karakterit të dikujt që keni pranë.

Hunda e madhe: Personat me një hundë paksa më të madhe nuk kanë dëshirë të marrin urdhra nga të tjerët apo të merren me punë të parëndësishme. Arrijnë të japin më të mirën e vetes kur punojnë individualisht pasi fryma e grupit është mbytëse për ta.

Janë shumë krijues dhe mendjehapur. Armiku i tyre më i madh është egoja, e cila shpeshherë u krijon probleme me veten dhe të tjerët.

Hunda e vogël: Individët me hundë të vogël funksionojnë shumë mirë në grupe, edhe pse temperamenti i tyre i ashpër mund t’i çojë të tjerët në frustrime.

Di të jenë spontanë, këmbëngulës, krijues , por edhe servil aty ku u leverdis. Janë shumë të zotë t’i bëjnë marketing vetes dhe arrijnë gjithmonë atë që duan.

Hunda e gjatë: Sa më e gjatë të jetë hunda, aq më e fortë është nuhatja për biznes, sigurisht që edhe ambiciet janë akoma më të mëdha. Këta njerëz janë shumë të pavarur, nuk e kanë problem vetminë dhe të punojnë vetëm, si dhe kanë karakteristika, të cilat i bëjnë udhëheqës të shkëlqyer.

Hunda e shkurtër: Femrat me hundë të shkurtër janë besnike dhe këmbëngulëse. Kanë një natyrë të butë dhe emocionale, kështu që të tjerët preferojnë të kalojnë kohë me to. Por, shpesh ndodh edhe të shfrytëzohen nga njerëzit arrogantë.

Hunda e shtypur: Këta njerëz janë shumë inteligjentë dhe kanë një personalitet që di të rrezatojë edhe në stuhinë më të errët të jetës.

Optimizmi dhe altruizmi janë dy ndër tipret e tyre më dalluese. Nga natyra janë të kujdesshëm dhe preferojnë t’u vijnë në ndihmë të tjerëve pa kërkuar gjë në këmbim.

Hunda e gjerë: Personat që kanë hundë të gjerë janë përparimtarë, kureshtarë dhe gjithmonë në kërkim të më së mirës.

Shquhen për aftësitë e tyre shprehëse, dinë të artikulojnë në mënyrë elokuente, por nganjëherë përfundojnë të duken tepër emocionalë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori