Një kriter i rëndësishëm për një lidhje dashurie të suksesshme janë prioritetet e çdo shenje

Çfarë thua? Keni besim tek ata?

Për lidhje të suksesshme dashurie duhet të përputhet shumëçka ndërmjet partnerëve, ndërkaq kriter i rëndësishëm janë prioritetet e secilës shenjë.

Në udhëzuesin astrologjik zbuloni karakteret e secilës shenjë, kur është fjala për lidhjen emocionale, por edhe për jetën seksuale!

Dashi

▪ Seksi vështirë mund të kalojë në rutinë, ndërsa duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e tij – rrallëherë mund të ndodhë të zgjasë pak.

▪ Deshët shumë shpejt mund t’i hidhëroni, mirëpo edhe falin më shpejt se shenjat e tjera dhe nuk janë inatçinj.

▪ Janë shumë spontanë dhe dëshirojnë të befasojnë të afërmit me dhurata – nga ato më të voglat deri te darka e që vështirë harrohet.

▪ Ata gjithmonë janë të gatshëm t’ju mbrojnë, andaj nëse është nevoja edhe të rrezikojnë veten për ju.
Nuk duhet të brengoseni që lidhja me të do t’ju bëhet monotone, jeta me të është plot surpriza dhe aventura.

Demi

▪ Demat janë të pjesëtarët e vetëm më besnikë të Zodiakut dhe respektojnë shumë partnerin.

▪ Janë shumë të ndjeshëm, ndërsa këtë ndjeshmëri e shfaqin edhe në jetën seksuale – kanë libido të fuqishme dhe i kushtojnë shumë rëndësi kënaqësisë së të tjerëve.

▪ Njerëzit të cilët i duan i llastojnë me darka ekstravagante, pije të shkëlqyeshme dhe me udhëtime.

▪ Kurrë nuk duhet të hulumtoni motivet e tyre – ata çdo gjë do t’jua thonë drejtpërdrejt.

▪ Në momentet e stresit, Demi gjithmonë do t’ju qëndrojë pranë për t’ju ngushëlluar dhe për t’u kujdesur për ju.

Binjakët

▪ Atyre vërtet u interesojnë tema të shumta dhe kënaqen kur mësojnë çdo gjë që u intereson partnerëve.

▪ Koka u reagon shpejt dhe përgjithësisht janë shumë të hareshëm, andaj gjithmonë do të argëtojnë partnerin me shakatë e tyre.

▪ Kur jeni me ta nuk do të keni kurrë mungesë komunikimi, ata edhe partnerët më të heshtur do t’i bëjnë të flasin.

▪ Miqësisë i kushtojnë shumë rëndësi dhe partnerëve, në rend të parë, do t’u ofrojnë miqësi, dhe tek pastaj do t’u bëhen dashnorë.

▪ Mësohuni me provokimet e tyre seksuale, ata partnerin do ta eksitojnë para se t’ia zhveshin rrobat!

Gaforrja

▪ Ata janë të lindur që veten t’ua falin të tjerëve, kështu që gjithmonë do të kujdesen që partneri të ndihet mirë.

▪ Kanë mirëkuptim për ndjenjat e thella dhe nuk hezitojnë t’i shfaqin edhe ndjenjat e veta.

▪ Njëra ndër mënyrat më të preferuara për kalimin e kohës së lirë e Gaforreve është përkëdhelja me partnerin.

▪ Gjithmonë angazhohen që seksi të jetë i zjarrtë dhe plot ndjenja.

▪ Japin shumë kohë dhe energji që shtëpia e tyre të bëhet e ngrohtë dhe e rehatshme për veten dhe për partnerin.

Luani

▪ Me forcën dhe vetëbesimin e tyre bëhen shumë tërheqës.

▪ Dinë t’i shfaqin ndjenjat e tyre, andaj me ta nuk do t’ju mungojnë puthjet, përqafimet dhe prekjet.

▪ Për Luanët dashuria është gjendja më e bukur në jetë dhe ata dashurinë kurrë nuk e kuptojnë sipërfaqësisht.

▪ Në saje të kreativitetit dhe natyrës së tyre të zjarrtë, janë dashnorë të shkëlqyeshëm.

▪ Janë të gatshëm gjithmonë t’ju mbrojnë, Luanët gjithmonë do t’ju dalin përpara për t’ju mbrojtur.

GettyImages

Virgjëresha

▪ Virgjëresha gjithmonë do të jetë afër për të ofruar përkrahje kur partnerit më së tepërmi i nevojitet.

▪ Janë llafazanë dhe kanë fushë të gjerë interesimi, andaj me ta kurrë nuk do të mungojnë tema për të biseduar.

▪ Nën pamjen e jashtme të ftohtë fshihet brendësia e brishtë dhe e ngrohët, e cila del në pah në lidhjet dashurore.

▪ Janë shumë të kujdesshme dhe duan që çdo gjë të jetë në rregull, Virgjëreshat janë organizatore të shkëlqyeshme të shtëpisë dhe të jetës së përbashkët.

▪ Synojnë të jenë perfekte në të gjitha fushat e jetës, gjë që ky perfeksion shfaqet edhe në seks – gjithmonë angazhohen të jenë më të mira.

Peshorja

▪ Kanë dëshirë të lindur t’u përshtaten të tjerëve, andaj dëshirojnë të jenë gjithmonë të tilla që ta bëjnë të lumtur partnerin.

▪ Peshoret janë shumë të hareshme dhe romantike, andaj edhe pas 10 vjetësh lidhjeje nuk do të pushojnë së joshuri partnerin.

▪ Paralojës i kushtojnë shumë rëndësi dhe gjithmonë do t’i kushtojnë mjaft kohë në mënyrë që partnerin ta kënaqin.

▪ Dëshira e tyre për marrëdhënie të mirë dhe stabile do të thotë që, në rend të parë, do të përpiqen të bisedojnë e jo të grinden.

▪ E duan komforin dhe dëshirojnë të jenë të rrethuara me gjëra të bukura, por të njëjtën gjë do t’i ofrojnë edhe partnerit.

Akrepi

▪ Afshi dhe intensiteti të kombinuara me libido të fuqishme të Akrepit janë garanci për seks të mirë!

▪ Akrepi nuk frikësohet nga intimiteti, përkundrazi është i uritur për të dhe në lidhje angazhohet që intimiteti të jetë sa më i thellë.

▪ Lidhjet dashurore, për dallim nga flirtet, i marrin me shumë seriozitet, andaj janë partnerë besnikë.

▪ Natyra e tyre sekrete i bën sfidë të përhershme dhe interesante partnerit.

▪ Akrepat janë të zjarrtë rreth çdo gjëje, nga politika deri te ushqimi, arti dhe dashuria.

Shigjetari

▪ Me qasjen optimiste ndaj jetës, Shigjetari sjell në marrëdhënie dashurie pozitivitet, liberalitet dhe gatishmëri për kompromise.

▪ Ky pjesëtar i Zodiakut gjithmonë është i sinqertë, andaj mund të besoni që do t’jua thotë të vërtetën edhe në situata të pakëndshme.

▪ Për nga natyra janë të pavarur, andaj janë të sigurt në dashuri me partnerin, madje edhe nëse jeni të kënaqur.

▪ Shigjetari është idealist, andaj nga partneri i tij gjithmonë do të përpiqet të shohë gjërat më të mira, ndërsa të këqijat do t’i injorojë.

▪ Meqenëse kanë plot energji, dashuria me Shigjetarin është aktivitet i vërtetë sportiv.

Bricjapi

▪ Pjesëtari i kësaj shenje synon realizimin e lidhjes dashurore të thellë, të rëndësishme dhe afatgjatë.

▪ Bricjapi mund të shikojë përreth se çfarë i ofrohet, mirëpo për të ekzistojnë shanse shumë të vogla për t’ju tradhtuar.

▪ Janë praktikë edhe në jetë, edhe kur është fjala për ndjenjat, andaj do t’u shmangen situatave dramatike kurdo që munden.

▪ Në marrëdhënie seksuale janë të hapur dhe dëshirojnë të marrin iniciativën, por kanë edhe libido të fuqishme, e cila nuk bie as me kalimin e viteve.

▪ Në çfarëdo situate që të ndodhen, tek Bricjapi gjithmonë mund të gjeni mbështetje – ai me vetëmohim do t’ju përkrahë.

Ujori

▪ Në marrëdhënie me Ujorin do të ndiheni sikur të jeni në lidhje dashurie me mikun tuaj më të mirë.

▪ Ujori jeton në botën e ideve dhe kreativitetit, prandaj me të do të mund të bisedoni për gjëra të paimagjinueshme.

▪ Ujorët janë ithtarë të drejtësisë, andaj edhe në marrëdhënien me partnerin do të angazhohen për barabarësi dhe për lumturi të të dy partnerëve.

▪ Lidhja me Ujorin përfundimisht do t’jua pasurojë jetën shoqërore, ata kanë më së shumti miq në Zodiak.

▪ Për shkak të natyrës së tyre kreative, ata janë ndër shenjat më perverse në shtrat.

Peshqit

▪ Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm dhe të gatshëm për seks në çdo kohë dhe në çdo vend.

▪ Intuita e tyre është legjendare, andaj shpesh parashikojnë nevojat, mendojnë për dëshirën e partnerit, edhe pse nuk u tregojnë asgjë.

▪ Peshqit shfaqin dashurinë dhe lumturinë e tyre në mënyrë origjinale dhe pothuajse poetike.

▪ Ata janë të gatshëm të viktimizohen për marrëdhënien dhe partnerin.

▪ Duke pasur parasysh që janë romantikë të papërmirësueshëm, dashuria me ta është diçka që më së shumti ngjason me dashurinë nga ekrani i kinemasë.

/Telegrafi/