Edhe pse kanë kaluar 18 vjet që nga paraqitja në serialin "Esmeralda", aktorja Leticia Calderon ende duket e bukur.

Aktroja pranoi se në vitin 2013, në një periudhë të jetës, ka qenë e varur nga droga.


Në fakt, miku i saj më i mirë vdiq në duart e saj shkaku i mbidozës. Kjo ishte një pikë kthese në jetën e saj, pasi shkaku i kësaj vendosi të ndryshojë çdo gjë, transmeton Telegrafi.

“Isha e re, në kulmin e karrierës së sime. Kisha plot para dhe çdo gjë ishte në dispozicionin tim, madje edhe droga. Pakujdesia ka mundur të ma merr jetën”, tha 47-vjeçarja në një intervistë për mediat meksikane.

Bukuroshja Leticia ende vazhdon të paraqitet në seriale, por më shumë kohë kalon me bijtë e saj, Lucionin dhe Karlin. /Telegrafi/