LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet vrima e zezë më e vjetër në Univers

Zbulohet vrima e zezë më e vjetër në Univers

Astronomët thonë se kanë zbuluar vrimën e zezë më të vjetër në univers.

Vrima e zezë u formua 470 milionë vjet pas Big Bengut dhe u zbulua në rrezet X përmes teleskopëve të NASA-s, transmeton Telegrafi.


Ka “prova të forta” është lindur “masive” – dhe besohet se peshon midis 10 për qind dhe 100 për qind të masës së të gjithë yjeve në galaktikën e saj.

NASA tha se vrima e zezë ishte në një fazë të hershme të rritjes që nuk ishte parë kurrë më parë, gjë që mund të shpjegojë se si u formuan disa nga vrimat e para të zeza supermasive në univers.

Gjetjet konfirmojnë ato që deri tani ishin veç teori se vrimat e zeza super-masive ekzistonin në agimin e universit.

Shkencëtarët besojnë se universi filloi 13.7 miliardë vjet më parë, që do të thotë se mosha e vlerësuar e vrimës së zezë është 13.2 miliardë vjet.

Vrima e zezë, e gjetur në një galaktikë të quajtur UHZ1, është 10 herë më e madhe se ajo në Rrugën tonë të Qumështit, e cila është 14.6 milionë milje në diametër. /Telegrafi/