LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shuma e majme e parave që Man Utd duhet të paguajë nëse shkarkojnë Ten Hag

Zbulohet shuma e majme e parave që Man Utd duhet të paguajë nëse shkarkojnë Ten Hag

Manchester United mund të ‘zhytet’ në një krizë më të thellë financiare në rast se ata vendosin që të shkarkojnë trajnerin Erik ten Hag gjatë verës.

Tekniku holandez po mbahet në ‘fije të perit’ në ‘Old Trafford’ pasi sezoni i tij i dytë në klub nuk është duke shkuar aspak siç ishte parashikuar fillimisht.


United përfundoi në pozitën e fundit në grup në Ligën e Kampionëve dhe u eliminuan nga Carabao Cup nga Newcastle. Momentalisht, ata renditen në pozitën e gjashtë në Ligën Premier dhe gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm janë minimale.

‘Djajtë e Kuq’ e patën të pamundur që të nënshkruajnë me një sulmues gjatë janarit për shkak të shqetësimeve për thyerjen e rregullave financiare.

Man United përgatit 50 milionë euro për lojtarin që dikur kishte dështuar tek Newcastle
Lexo po ashtu Man United përgatit 50 milionë euro për lojtarin që dikur kishte dështuar tek Newcastle

Sidoqoftë, në rast se ata vendosin që të shkarkojnë Ten Hag, bordi i klubit duhet të paguajë hiq më pak se 10 milionë euro si kompensim.

Në rast se Ten Hag shkarkohet para datës 30 qershor, ajo shumë do të hynte si pjesë e shpenzimeve për seonin 2023/2024, me ç’rast United do t’i afrohej thyerjes së Rregullave të Profitit dhe Qëndrueshmërisë.

Nëse ky skenar ndodh, atëherë ata do të detyroheshin që të shitnin disa lojtarë për të vënë një balancë tek të ardhurat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori