LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet planeti i ri “ferr” – temperatura deri në 2,700 gradë Celsius

Zbulohet planeti i ri “ferr” – temperatura deri në 2,700 gradë Celsius

Planeti TOI-1431b është gati 500 vjet dritë nga Toka dhe ka karakteristika të tjera të pazakonta.

Një ekip astronomësh në të gjithë botën kanë zbuluar një planet të ri “ferr”.

Ekipi drejtohej nga Brett Addison nga Universiteti i Queensland Jugor në Toowoomba, Australi.

TOI-1431b ndodhet 490 vite drite nga Toka dhe është tre herë më i madh se Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor, transmeton Telegrafi.

Astronomët e quajnë planetin “ferr” sepse është jashtëzakonisht i nxehtë.

2,300 gradë temperatura e natës

Sipas astronomëve, temperatura e ditës është 2,700 gradë Celsius. Natën ftohet në 2,300 gradë Celsius, e cila është temperatura e dytë më e lartë e natës e regjistruar ndonjëherë në një planet.

TOI-1431b është aq afër yllit të tij mikpritës, saqë periudha orbitale është vetëm dy ditë e gjysmë.

Planeti është më i nxehtë se pika e shkrirjes së shumicës së metaleve dhe gjithashtu më i nxehtë se lava e shkrirë, tha Addison për CNet. Është gjithashtu më e nxehtë se 40 për qind e yjeve në Rrugën e Qumështit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori