LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet panelisti i radhës në konferencën për Marketing Digjital – Growth Tank

Zbulohet panelisti i radhës në konferencën për Marketing Digjital – Growth Tank

Growth Tank është konferencë e Marketingut Digjital e cila do të mbahet me datë 30 Qershor 2022, në Klan Arena. 

Deri tani janë zbuluar disa emra të folësve vendor dhe ndërkombëtar të cilët do të jenë pjesë e konferencës. Folësi i radhës i cili do të tregoj për eksperiencat e tij në fushën e Marketingut Dixhital në panelin “Programmatic Advertising” është Idaver Sherifi, CEO i ABC news Albania – kanal televiziv dhe portal online që mbulon lajmet më të fundit ndërkombëtare dhe rajonale.

Sherifi është gjithmonë në linjë me trendet më të fundit të reklamave që përfitojnë nga platforma dhe përdoruesit e tij.

Përveç tjerash, ai mban edhe pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në albeu – një nga platformat më të vizituara nga të rinjtë shqiptarë.

Si pjesë e panelit të Programmatic Advertising, Sherifi në cilësinë e panelistit do të ofroj njohuritë e tij profesionale mbi temën si dhe mendimet e tij si do të përparojë kjo forme reklamimi.

Për të gjithë adhuruesit e Programmatic Advertising, kjo është mundësi unike e cili nuk duhet humbur.

Artikull i sponzorizuar