LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një varr masiv nga periudha e Stalinit në Ukrainë

Zbulohet një varr masiv nga periudha e Stalinit në Ukrainë

Ai që mund të jetë një nga varret masive më të mëdha nga periudha e Stalinit është zbuluar në Ukrainë.

Mbetjet mortore e 5 mijë deri 8 mijë viktimave u gjetën në 29 varre të ndryshme në qytetin jugor të Odessas.


Vendi, i cili besohet se daton në fund të viteve 1930, u zbulua gjatë punimeve për zgjerimin e një aeroporti.

Qindra mijëra ukrainas besohet të kenë vdekur gjatë sundimit të Jozef Stalinit në Bashkimin Sovjetik.

Sergiy Gutsalyuk, kreu i degës rajonale të Institutit të Kujtesës Kombëtare të Ukrainës, tha për AFP se viktimat ka të ngjarë të ishin vrarë nga njësia e policisë sekrete sovjetike gjatë fundit të viteve 30-ta.

Megjithatë, ai tha se nuk është e mundur të identifikohen këto viktima, pasi çdo të dhënat ekzistojnë në Rusi.

Sipas medieve ukrainase, rreth 8,600 persona në Odessa u dënuan me vdekje nga policia sekrete sovjetike midis viteve 1938 dhe 1941.

Instituti fillimisht kishte thënë se nuk ishte e mundur të identifikohet numri i të ekzekutuarëve në vend, por që tashmë dukej se ishte një nga varret masive më të mëdha të gjetura ndonjëherë në Ukrainë.

Një nga varret më të mëdha është në Bykivnia, një pyll jashtë kryeqytetit Kiev, ku disa vlerësime thonë se më shumë se 200 mijë të burgosur politikë të ekzekutuar mund të jenë varrosur në këtë vend. /Telegrafi/