LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një laborator droge në Lazarat

Zbulohet një laborator droge në Lazarat

Një laborator për kultivimin e marihuanës është zbuluar në Lazarat, ku janë sekuestruar edhe pajisjet për prodhimin e lëndës narkotike.

Burime nga policia në Gjirokastër bëjnë me dije së janë sekuestruar rreth 350 bimë narkotike kanabis sativa dhe se është vënë në pranga një person, që rezulton të jetë pronari i magazinës.


Në pranga është vënë shtetasi M. Mamo, 56 vjeç, i lindur në Lazarat, shkruan Shekulli.

Nga këqyrja e provave materiale, Policia ka konstatuar se bimët varionin me lartësi nga 25-40 centimetra. Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies.