LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet në Etiopi kafka deri më tani të panjohur e një paraardhësi të njeriut

Zbulohet në Etiopi kafka deri më tani të panjohur e një paraardhësi të njeriut

Gjetja e kafkës së një paraardhësi të njeriu, 3.8 milion-vjeç, i hap rrugën teorive të reja mbi evolucionin e njeriut.

Deri më tani, njerëzit mendohej se kishin evoluar nga Lucy, një hominoid, fosili i të cilit u gjet në vitin 1974.


Kafka pothuajse e ruajtur në gjendje të mirë është gjetur nga ekipi i profesorit Yohannes Haile-Selassie, afër qytetit Miro Dora në Etiopinë veriperëndimore, dhe gjetjet u botuan në revistën Nature.

“Mendova me vete” Zot – a mund ta shoh atë që dua të shoh? Unë fillova të kërcej, kuptova se ishte diçka për të cilën kisha ëndërruar prej kohësh,” tha Selasi për BBC.

Ai thotë se kafka është shembulli më i mirë i një stërgjyshi njerëzor si Australopithecus anamensis – australopithecus më i vjetër i njohur, specia e të cilit ekzistonte 4.2 milionë vjet më parë.

Austapolitekus anamensis mendohej se ishte një paraardhës i drejtpërdrejtë i një specie më të përparuar të quajtur Australopitekus afarensis së cilës i përkiste Lucy, dhe konsiderohej të ishte paraardhësi i drejtpërdrejtë i njerëzve të parë në grup, ose gjini, Homo. Këtij grupi i takojnë të gjithë njerëzit sot.

Zbulimi i Lucy, fosili më i ruajtur dhe i plotë i llojit afarensis më 1974, ishte i bujshëm. Është emëruar sipas një kënge të grupit Beatles që ishte shumë e njohur në atë kohë – Lucy in the Sky With Diamonds.

I quajtur “majmuni i parë në këmbë”, Lucy tërhoqi vëmendjen e publikut. Por për revistën Nature, profesori Fred Spur nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër shkroi se anamensis është “një ikonë tjetër e festuar e evolucionit njerëzor”.

Ajo që studiuesit kanë zbuluar tani është se anamensis dhe afarensis në të vërtetë kanë jetuar në të njëjtën kohë – anamensis nuk ka evoluar drejtpërdrejt dhe linearisht në afarensis siç supozohej më parë.

Shkencëtarët besojnë se një grup i vogël i anamensis, i izoluar nga popullsia kryesore dhe përfundimisht evoluoi në afarens, pasi duhej të përshtatej me kushtet lokale. Të dy speciet ekzistuan njëkohësisht para se anëtarët e grupit anamensis të zhdukeshin.

Kjo gjetje është e rëndësishme pasi sugjeron që mund të ketë pasur mbivendosje shtesë me speciet e tjera të përparuara, duke rritur kështu numrin e rrugëve të mundshme evolucionare te njerëzit e parë.

Me pak fjalë, ky konstatim i fundit nuk mohon se speciet të cilave i përkiste Lucy ka evoluar në grupin Homo, por prezanton edhe specie të tjera me emrin kohët e fundit.

Profesori Haile-Selassie pajtohet që “të gjitha opsionet janë tani të mundshme” kur bëhet fjalë për llojin ‘e stërgjyshit të drejtpërdrejtë të njeriut’.

“Për një kohë të gjatë, afarensis konsiderohet kandidati më i mirë për stërgjyshërit tanë, por ne nuk jemi më në atë pozicion. Tani mund të shikojmë prapa të gjitha speciet që mund të kenë ekzistuar në atë kohë dhe të shqyrtojmë se cila ishte më shumë si personi i parë, “thotë ai.

Anamensis është e fundit në një seri zbulimesh që tregojnë se nuk kishte asnjë vijë të thjeshtë ngritjeje te njeriu modern.

Historia e evolucionit është në të vërtetë “duke provuar” prototipa të ndryshëm “të stërgjyshërve njerëzorë në vende të ndryshme – derisa disa prej tyre kanë qenë elastike dhe të zgjuar sa të përballojnë presionet e shkaktuara nga ndryshimi i klimës, habitati dhe mungesa e ushqimit – dhe të evoluojnë në qeniet njerëzore”.

Ndryshe, shumica e provave fosile që lidhen me prejardhjen e njeriut vijnë nga Afrika. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Kalo në kategori