LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet në Drenas shtatorja e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Zbulohet në Drenas shtatorja e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Sot është bërë përurimi i shtatoreve të heroit  Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, në Drenas, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura nga vendi dhe rajoni.

Zbulimin e shtatores së heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci e kanë bërë fëmijët e heronjve dhe luftëtarëve të UÇK-së.


I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili  ku tha se sot është një ditë e veçantë për kombin dhe Kosovën.

Thaçi tha se pikërisht sot i ka bashku lufta, përpjekjet dhe heroizmi i dy heronjve Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptarë. Në këtë vend, na ka bashkuar lufta, përpjekjet, heroizmi i Xhevës dhe Fehmiut”, tha presidenti i vendit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli gjatë përurimit të shtatoreve të heronjve Xhevë e Fehmi Lladroci ka thënë se ata nuk kanë vdekur, por kanë sjellë lirinë e çmueshme.

“Drenicë, Drenas, urime shtatoret e heronjve të kombit. Gjatë gjithë rrugës më shumë se 20 herë Xheva dhe Fehmia na kanë pyetur ‘A mund të arrijmë në Drenicë që të luftojmë për Kosovë?’. Ata arritën, por ata nuk kanë vdekur. Ata nuk kanë lënë fëmijë, por na lanë lirinë e çmueshme”, ka thënë Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se “Jemi populli që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë, ndoshta i takojmë popujve të botës që rrugën e vet deri në liri e kanë më të gjatë të mundshme, mbi mijëra vjet. Por traditën për ta kultivuar lirinë, vlerat e lirisë dhe mundësinë, e kemi për të parën herë në Kosovë”.

“Kushdo që  ka pasur nderin t’i njohë sado shkurt, e dinë se kush ishin Fehmi e Xhevë Lladrovci. Përulemi me respekt para kësaj vepre kaq të mirë dhe të qëlluar të kultivimit të vlerave të lirisë dhe përjetësimit në shtatore të heronjve tanë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se kanë realizuar një nga detyrat më të rëndësishme për  personalitetin e dy heronjve.

Lladrovci po ashtu tha se shumë shpejt do të vendosin edhe shtatoren e Jasharëve për kontributin e dhënën në vitin 1992.

“Rruga e tyre deri në këtë shesh zgjati 20 vite, që ishin vite të rënda dhe plot mall. Që nga mësuesi i parë i Fehës, Fazli Grajqevci dhe gjithë shokët  e luftës të armatosur Ademi, Hamza etj, janë kontribuuesit për lirinë tonë. Për heronjtë Bedri Shala dhe Rasim Kicina do të vendosim shtatoret e tyre në këtë shesh. 200 metra është nga këtu në udhëkryqin mbi hekurudhë, në vitin 1992 u kry aksioni i parë i UÇK-së, dhe mu aty do të vendosim shtatoren e Jasharëve. Jemi në udhëkryqin e historisë”, ka thënë Lladrovci.

Ndryshe, në këtë përurim të pranishëm  ishin edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Ramush Haradinaj, kryekuvendari Kadri Veseli si dhe shumë zyrtarë tjerë shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori