Numërimi mbrapsht për sezonin 2024/25 të Ligës Premier veçse ka filluar tashmë pas publikimit të listës së ndeshjeve të sezonit të ri.

Xhiro e parë e sezonit të ri në Ligën Premier fillon të premten, më 16 gusht, ku Manchester United pret Fulhamin në Old Trafford.


Kampionët në fuqi, Manchester City, përballen me një ndeshje jashtë fushe kundër Chelseat të dielën, më 18 gusht, teksa do të përpiqen për fillojnë luftën për titullin e pestë radhazi.

Nën-kampionët e sezonit të kaluar, Arsenali hapin sezonin e tyre në Emirates Stadium kundër Wolves.

Duke u kthyer drejt skuadrave të promovuara, Ipswich bënë rikthimin e tyre në Ligën Premier pas 22 vitesh me një ndeshje në shtëpi ndaj Liverpoolit në mesditën e së shtunës, 17 gusht.

Leicester City do të përballet me Tottenhamin në shtëpi dhe Southampton do të luajë në udhëtim te Newcastle.

Edicioni 2024/25 do të përbëhet nga 33 xhiro vikendi, katër raunde të mesjavës dhe një raund “Pushimi Bankar”, ndërsa pushimi i mes-sezonit është hequr.

Dita e fundit e sezonit është më 25 maj me të 20 skuadrat që luajnë njëkohësisht, siç është bërë traditë.

Ndeshjet e xhiros së parë në Ligën Premier E premte, 16 gusht Manchester United vs Fulham E shtunë, 17 gusht Ipswich Town vs Liverpool Arsenal vs Wolves Everton vs Brighton Neëcastle United vs Southampton Nottingham Forest vs Bournemouth West Ham United vs Aston Villa E diel, 18 gusht Brentford vs Crystal Palace Chelsea vs Manchester City E hënë, 19 gusht Leicester City vs Tottenham Hotspur /Telegrafi/

telegrafi sport app