LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet motivi video-skandalit: Ja pse vajza i publikoi videon Shukri Xhelilit

Zbulohet motivi video-skandalit: Ja pse vajza i publikoi videon Shukri Xhelilit

Anisa A., është vajza e bukur e Peshkopisë. Ajo, pak pasi ka mbushur 21 vjeç, është punësuar në Pallatin e Kulturës së Peshkopisë, ndërsa prej ditësh gjendet në faqet e para të gazetave dhe në lajmet e para të edicioneve me “gjetjen” e saj; një video-skandal që i kushtoi shtrenjtë kryebashkiakut Shukri Xhelili, 56-vjeçarit që ndodhej në krye të Bashkisë prej një viti.

Në gjithë këtë skandal, duket se tashmë edhe policia dhe prokuroria pritet të kenë rolin e tyre, pasi nga të dhënat e para mësohet se vajza me familjen e saj janë marrë në mbrojtje.


E ndërkohë që familja e denoncueses së rastit skandaloz janë marrë në mbrojtje, ende nuk dihet se si e ka pritur familja e ish-kryebashkiakut atë video, ndërsa Shukriu është babai i dy djemve dhe i një vajze.

Burimet policore saktësojnë se mbrojtja dhe vëzhgimi për familjen A, ka nisur që mbrëmjen e së premtes, ndërkohë që pritet një vendim gjykate në lidhje me mbrojtjen konkrete të vajzës dhe të familjes së saj; dy prindërve, motrës dhe vëllait, pasi Anisa është edhe fëmija i vogël i familjes A.

Me kërkesë të prokurorisë, policia ka marrë masa mbrojtëse për vajzën e videoskandalit seksual të ish-kreut të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Ndërkohë përgjatë dy ditëve të fundit në rrjete të ndryshme sociale janë publikuar fotot e vajzës, komente kërcënuese e fyese ndaj saj, fakt ky që ka bërë policinë të marrë edhe masat paraprake mbrojtëse për të dhe pjesën tjetër të familjes.

Burimet e policisë tregojnë se është mbajtur nën mbikëqyrje dhe do të mbahet edhe në vazhdim, me një numër të caktuar punonjësish policie, shtëpia në të cilën banon familja A, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se kush janë kërcënuesit e vajzës dhe të familjes së saj. Kështu burimet e prokurorisë së Peshkopisë bëjnë të ditur se vajza e videoskandalit të kryetarit të shkarkuar, Shukri Xhelili, ndër të tjera është marrë sërish në pyetje, duke qëndruar korrekt pretendimeve të saj që në fillim në lidhje me motivin e publikimit të videos.

Do të jetë gjykata që do të vendos mbi fatin e mbrojtjes së 21-vjeçares, Anisa, ndërsa Krimet e Rënda pritet të marrin nën hetim pikërisht dy akuzat për të cilat do të hetohet Shukriu, personi më i përfolur në tri ditët e fundit në vendin tonë, shkruan “Shekulli”.

Pavarësisht se pretendohet se ka qenë nëna që ka punuar dhe është pushuar nga puna nga Shukri Xhelili, sipas të dhënave që vijnë nga Dibra, edhe i ati i vajzës, ka qenë në punë po në strukturat e pushtetit vendor.

I ati i Anisës mësohet se ka punuar si roje në llixhat e Peshkopisë, punë që vijon ta bëjë, ndërsa nëna Flutra, ka qenë sanitare në një drejtori lokale dhe më pas saktësohet se ka kërkuar të kalojë në të njëjtin pozicion pune po në llixha, pasi kryetari ka vendosur ta zëvendësojë me një person të afërt të tijin.

Dyshohet se ka qenë ky momenti i zemërimit të 21-vjeçares që ka marrë përsipër të bëhet edhe pjesë e një prej videove më skandal të ndodhura me persona publik në vendin tonë, edhe pse jo shumë kohë më parë, ishte një ministër protagonist i një tjetër sipërmarrjeje të tillë.

Prokuroria do ta hetojë Shukri Xhelilin për tri akuza, atë të “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë”, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu bëhet me dije se priten dëshmitë e pjesës tjetër të familjes së vajzës për të parë se cili ka qenë roli i tyre në njohjen mes Xhelilit dhe vajzës së tyre, ndërkohë që të dhënat tregojnë se edhe gjendja në familjen e ish-kryebashkiakut është e tensionuar.

Këto ditë pritet që dosja të kalojë për kompetencë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila pas administrimit të provave do të vendosë, nëse është i nevojshëm caktimi i ndonjë masë sigurie apo Shukri Xhelili do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë për akuzat e ngritura.

Video-skandali për një vend pune

Disa javë më parë, me urdhër të kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili mësohet se është larguar nga puna nëna e 21-vjeçares që realizoi video-skandalin, Flutra A. Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit, teksa i kërkonte favore seksuale në këmbim të punës.

Gruaja, e cila është rreth të 60- ve, është pushuar nga puna teksa i ka kërkuar kryebashkiakut të saj, që ishte i njohur për të dhe familjen e saj, që ta kalonte në të njëjtin vend pune, por te llixhat, por as kjo nuk ka funksionuar, pasi në vendin e saj sipas burimeve, është vendosur një person i afërt me Xhelilin.

Këtë fakt Xhelili e ka mohuar para hetuesve, por prokuroria e ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tashmë pritet të hidhet dritë mbi të gjitha lëvizjet e që kanë ndodhur në atë bashki për të hetuar në tërësi punën që ka kryer Xhelili në më pak se një vit në krye të bashkisë së Peshkopisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori