LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet meteori 4 mijë vjeçar, i treti më i madh në botë (Video)

Zbulohet meteori 4 mijë vjeçar, i treti më i madh në botë (Video)

Një meteor me peshë rreth 31 tonë, i cili besohet të ketë goditur tokën rreth 4 mijë vjet më parë është zbuluar në Argjentinë.

Sipas ekspertëve, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky mund të jetë i treti më i madh në botë.


Analizat janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse Gancedo mund të rrëmbejë titullin e meteorit dytë më të madh në botë nga “El Chaco” (prej 37 tonësh), meteor i zbuluar në të njëjtën fushë në vitin 1980.

Titulli i padiskutueshëm i meteorit më të madh në botë i takon një të jashtëzakonshmi prej 60 tonësh metrikë në Namibi të quajtur Hoba. /Telegrafi/