Organet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë dekonspiruar një operacion serbo-rus, i cili ka pasur për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor të 11 qershorit në vendin tonë.
Qëllimi i këtij operacioni ka qenë inskenimi i një vrasjeje në veri të vendit, të cilin gjoja do ta bënin shqiptarët.
Të dhënat flasin se operacioni ka filluar disa ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, përkatësisht më 22 maj të këtij viti, kur së paku një oficer rus i spiunazhit ka humbur jetën në një atentat në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, 4-5 kilometra brenda Serbisë. Besohet se, zyrtari rus ka qenë i ngarkuar me punë në të ashtuquajturën “Qendër Humanitare Ruso-Serbe” në Nish, e cila njihet nga perëndimi si qendër spiunazhi. Për këtë, një portal prorus në veri të vendit ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadën ruse në Beograd, ku siç dëshmon edhe audio-incizimi, diplomati rus i ka ikur përgjigjes.
Për çudi, ngjarja është mbyllur shumë shpejt për opinionin dhe më tej nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga asnjëra palë. Kjo e konfirmon faktin se operacioni ka qenë tepër sekret.
Të dhënat flasin se e tërë ngjarja mund të ketë ndodhur duke marrë parasysh nivelin e lartë të sekretit, dhe së këndejmi zyrtari rus ka qenë cak i sulmit të grupit kriminal serb nga veriu. Këtij grupi kriminal i printe Millan Radojçiq, i cili njëkohësisht është edhe bashkëpunëtor i lartë i shërbimeve serbe të sigurisë për komunat veriore.
Pas vrasjes së oficerit rus, shërbimet e të dy vendeve, serbe dhe ruse, janë dakorduar që kufomën ta përdorin për vrasjen që do të duhej të ndodhte më 11 qershor në veri. Kështu, për këtë vrasje, të dy shtetet përkatëse do t’i akuzonin shqiptarët, përkatësisht institucionet e Republikës së Kosovës në mënyrë që procesi zgjedhor të diskreditohej rëndë. Kjo do të ndodhte në rast të pakënaqësisë me rezultatin e zgjedhjeve për Listës Srpska. Rrjedhimisht, gjendja në veri do të eskalonte dhe i tërë procesi zgjedhor atje do të dështonte. /RTKlive/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore