LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet identiteti i gruas, eshtrat e të cilës u gjetën në një mur betoni në Australi

Zbulohet identiteti i gruas, eshtrat e të cilës u gjetën në një mur betoni në Australi

Policia australiane, gjatë një hetimi për vrasjen e një gruaje, eshtrat e së cilës u gjetën brenda një muri betoni vitin e kaluar, ka identifikuar viktimën dhe tha se ajo u vra më shumë se një dekadë më parë.

Tanya Lee Glover, e lindur në vitin 1971, ishte me dëmtim të shikimit dhe dëgjimit dhe ishte afërsisht 38 vjeçe në kohën e vdekjes së saj, tha sot policia e Queensland, transmeton Telegrafi.


Trupi i Lee Glover u zbulua dhjetorin e kaluar, kur pastruesit gjetën mbetje njerëzore të paidentifikuara pas një muri betoni në bodrumin e një kompleksi apartamentesh në Alderley, në periferi të Brisbane.

Trupi i saj ishte varrosur pjesërisht në mur dhe ishte mbështjellë fort me rroba dhe mbulesa shtrati, shkruan CNN.

Autoriteteve iu deshën tetë muaj për të konfirmuar identitetin e viktimës duke përdorur analizën e ADN-së dhe një bazë të dhënash kombëtare, tha detektivi Andreë Massingham, duke shtuar se vdekja e saj po trajtohet si një vrasje e mundshme.

“Për momentin, nuk ka shumë informacione për jetën e Tanya Lee Glover, e cila jetoi një jetë mjaft të izoluar. Ajo ishte aq e izoluar nga shoqëria, saqë askush nuk e raportoi as zhdukjen e saj. Në këtë pikë nuk e dimë nëse ajo ishte e punësuar. Sipas informacioneve paraprake, ajo ishte një person shumë i tërhequr, bënte një jetë shumë të qetë dhe nuk ishte aktive në rrjetet sociale”, tha Massingham.

Pasi policia e identifikoi viktimën, ata kontaktuan me familjen e saj dhe zbuluan se Glover kishte humbur kontaktet me prindërit e saj disa kohë më parë dhe se ata besonin se ajo ishte zhvendosur në një qytet tjetër në Australi.

Massingham deklaron se ky është një rast i pazakontë dhe se motivi i sulmit ende nuk është përcaktuar, pra pse dikush do të vriste një grua të pambrojtur, të pamartuar dhe më pas do ta hidhte trupin në mënyrë të pashpirt.

Një foto e publikuar nga policia tregon Lee Glover si një grua e buzëqeshur me flokë të zinj deri tek supet dhe syze.

Glover u zhvendos në Queensland nga Neë South Ëales në 2006 dhe jetoi në zonën e Fortitude Valley deri në vitin 2010. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori