LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet ‘frigoriferi’ i epokës së hekurit, ku janë mbajtur produktet ushqimore (Foto)

Zbulohet ‘frigoriferi’ i epokës së hekurit, ku janë mbajtur produktet ushqimore (Foto)

Punonjësit e ndërtimit kanë zbuluar pa dashje në një ishull të Skocisë, atë që besohet të jetë një frigorifer i vjetër rreth 2,000 vjet.

Dhomëza nëntokësore që i përket epokës së hekurit, rreth 350 vjet Para Erës Sonë, u gjet derisa po gërmohej për themelet e një shtëpie të re, në Ness të Ishullit Lewis, transmeton Telegrafi.


Ekspertët besojnë se kjo është shfrytëzuar për të mbajtur ushqimet, kryesisht produktet e qumështit dhe mishin, apo edhe drunjtë për ngrohje.

Arkeologët vendas, janë ftuar menjëherë të shikojnë këtë pjesë të pazakontë, që në fillim dukej sikur të jetë ndonjë mur themeli apo ndërtim modern.

“Kjo është shfrytëzuar për të ruajtur mishin, apo edhe kafshët shtëpiake. Është thjeshtë një frigorifer i lashtë”, ka thënë njëri prek arkeologëve.

Hapësira e thellë rreth një metër është tipike e epokës së hekurit, me një pjesë të ngushtë për kalim, mure guri dhe mundësi qasje nga anë të ndryshme të objektit. /Telegrafi/