LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet formula e gjumit ideal dhe vuajtjet tona morën fund!

Zbulohet formula e gjumit ideal dhe vuajtjet tona morën fund!

Nuk e dimë nëse ka diçka më të rëndësishme se një gjumë i mirë, për t’u çlodhur pas një dite të lodhshme plot angazhime. Dhe në fakt këtë nuk e mendojmë edhe ne.

Trajnerët e fitness-it ndajnë të njëjtin shqetësim me ne, dhe na kanë ardhur në ndihmë me një formulë sipas tyre shumë efektive, që do të ndihmojë në një gjumë të mirë, për t’u zgjuar energjikë dhe gati për të filluar një ditë të re.


Craig Ballantyne është mendja gjeniale që fshihet pas formulës së quajtur ’10-3-2-1-0′ dhe në fakt ndjek një logjikë që na intrigon të gjithëve ta provojmë.

10 orë përpara gjumit

Kaq kohë duhet për të pastruar gjakun nga simulantët me kafeinë. Pra mos pini kafe apo çaj të gjelbër dhe të zi, asnjë pije energjike apo çokollatë. Fare!

3 orë përpara gjumit

Mos hani asgjë apo të konsumoni alkool nëse ju kanë mbetur vetëm tre orë përpara gjumit. Trupi juaj harxhon sasi të madhe energjie për të larguar gjithë përbërësit e dëmshëm të alkoolit, apo për të tretur një ushqim të orëve të vona.

Prandaj gjatë natës, kur ju mendoni se po pushoni, në fakt trupi juaj do të punojë intensivisht dhe në mëngjes do zgjoheni të lodhur sikur keni punuar në miniera. Dhe kjo nuk është mënyra më e mirë për të nisur ditën.

2 orë përpara gjumit

Në këtë pikë, mos punoni dhe mos mendoni asgjë rreth punës. Lëreni për nesër, për të mirën tuaj, ndryshe nuk do t’ju zërë gjumi.

1 orë përpara gjumit

Mos shikoni televizor, kompjuter apo ekranin e telefonit. Sado të tundoheni nga 1001 rrjetet tuaja sociale. Lejojeni mendjen dhe sytë të pushojnë.

0 minuta në krevat pas alarmit

Nuk ka arsyetime, në momentin e parë që ai alarm tringëllin në mëngjes, ngrihuni pupthi nga krevati pa e shtyrë as edhe një sekondë të vetme. Çdo tentativë për të fjetur pak më shumë, do t’ju lodhë më tepër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori