Samsung e prezantoi Galaxy A13 5G në dhjetor të vitit të kaluar, dhe në mars e prezantoi modelin 4G, të cilit në qershor iu bashkua varianti i fuqizuar nga Helio G-80.
Në muajt në vijim, mund ta shohim brendin korean duke e prezantuar Galaxy A14, i cili u paraqit në renderët e rrjedhur.
Ndryshe nga Galaxy A13, telefon i cili ka ekran Infinity-V, Galaxy A14 do ta ketë një ekran Infinity-U. Burimi thotë që ky mund të jetë një panel LCD, me madhësi diagonale prej 6.8 inç dhe do të ketë rezolucion FullHD+, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Korniza në anën e djathtë të Galaxy A14 e ka butonin për kontrollin e volumit dhe një buton për ndezje i cili funksionon edhe si skaner i gjurmëve të gishtërinjve, përderisa vendi i SIM kartelës është i vendosur në të majtë.
Në pjesën e poshtme ka një port USB-C, i cili rrethohet nga vrima 3.5mm për kufje, mikrofoni, dhe grilat e altoparlantëve. Ndërsa në pjesën e sipërme ndodhet edhe mikrofoni i dytë.
Ndryshe burimi pretendon se përmasat e Galaxy A14 janë 167.7 x 78.7 x 9.3mm, duke e bërë për 0.5mm më të trashë se modelet 4G dhe 5G të Galaxy A13.
Mbetet për t’u parë se nëse kjo rritje në trashësi përkthehet apo jo në një kapacitet të rritur të baterisë nga 5,000mAh në Galaxy A13. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSmartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe