LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet dizajni dhe specifikat e Motorola Frontier

Zbulohet dizajni dhe specifikat e Motorola Frontier

Muajin e kaluar janë publikuar informacionet që Motorola po zhvillon telefonin e ri të mençur të quajtur Frontier, e tani dihet sesi do të duket dhe çfarë specifika do të ketë.

Frontier do të përdor kamerën e re të Samsung, ISOCELL HP1 prej 200 MP dhe procesorin Snapdragon 8 Gen 1, transmeton Telegrafi.


Në pjesën e pasme gjendet kamerë këndgjerë prej 50 MP, e ajo e njohur si telephote prej 12 MP. Pajisja do të ketë ekran 6,67-inç OLED me frekuencë freskimi prej 144 Hz.

Procesori i lartpërmendur Snapdragonn 8 Gen 1 do të vihet në punë nga 8/12 GB RAM dhe 128/256 GB memorie të brendshme.

Frontieri përkrahet nga bateria prej 4.500 mAh, që ka mbushësin prej 125 W. Gjithashtu do të përdor sistemin operativ Android 12 me interfejsin e Motorola MyUX.

Ky telefon i mençur do të lansohet në treg në korrik, kurse çmimi akoma nuk është zbuluar nga kjo kompani. /Telegrafi/