LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet busti i heroit Hasan Prishtina, të pranishëm ishin pasardhësit e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit

Zbulohet busti i heroit Hasan Prishtina, të pranishëm ishin pasardhësit e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit

Për nder të 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të rënies së heroit Hasan Prishtina, sot është përuruar busti i tij, në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin pasardhësit e heroit shqiptar, Gjergj Kastroti-Skënderbeu, Loris Kastrioti 2, nipi i Ismail Qemalit, Qemal Vlora, stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, etj.


Nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina tha se sot shënohet 150 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vrasjes së heroit, Hasan Prishtina.

Sipas tij, aktivitetet sot janë mbajtur në këto qendra, Tiranë, Shkup, Selanik, Dibër, etj.

“150 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vrasjes së kryeministrit të tetë të Shqipërisë, heroit kombëtar Hasan Prishtina, fondacioni ‘Hasan Prishtina’ ka organizuar në vitin 2023 si vit i Hasan Prishtinës. Aktivitetet sot janë mbajtur në këto qendra, Tiranë, Shkup, Selanik, Dibër si dhe në shumë treva tjera në të cilat ka vepru kolosi ynë Hasan Prishtina. Është inaugurua busti i heroit Hasan Prishtinë në Dibër, sot po inaugurojmë këtë bust në Prishtinë, dhe për të mbyll këtë vit jubilar me inaugurimin në Kukës dhe jo rastësisht aty ku u prehën eshtrat e Hasan Prishtinës, aty ku u riatdhesuan në vitin 1977 nga Selaniku në Kukës”, ka thënë Prishtina.

Edhe pasardhësi i Skënderbeut, Loris Kastrioti 2 tha se sot po festohet një ditë shumë e rëndësishme pasi siç u shpreh ai “po kujtojmë se nga vimë”.

Pasardhësi i Skënderbeut, Loris Kastrioti 2

“Është mirë që jemi këtu për ta festuar këtë moment dhe të kujtojmë heronjtë që kanë humbur jetën për vendin. ‘Urime Ditën e Flamurit’ ”, ka thënë Loris Kastrioti 2.

Ndërsa, nipi i Ismail Qemalit, Qemal Vlora tha se ndjehet shumë i lumtur që është i pranishëm në zbulimin e bustit të heroit, Hasan Prishtina.

Nipi i Ismail Qemalit, Qemal Vlora

“Ashtu siç kanë qenë bashkë të parët tanë edhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë për të mirën e shqiptarëve dhe kombit”, ka thënë Vlora.

Ndryshe, busti i heroit, Hasan Prishtina është përuruar në Dibër dhe sot pritet të përurohet edhe në Kukës.

Hasan Prishtina (1873-1933), ishte ideolog i çlirimit dhe i bashkimit kombëtar të shqiptarëve, intelektual e atdhetar.

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar.

Pas dështimit të revolucionit të vitit 1924 u largua jashtë atdheut. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, shkoi, së bashku me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin e Bedri Pejanin në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.

Ai u vra më 13 gusht të vitit 1933 në Selanik. Në vitin 1977 eshtrat e Hasan Prishtinës me një vendim të Shqipërisë, u sollën nga Selaniku dhe u varrosen në Kukës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori