LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat, Raphinha kishte refuzuar një kontratë me pagë shumë të lartë 

Zbulohen prapaskenat, Raphinha kishte refuzuar një kontratë me pagë shumë të lartë 

Barcelona ishte gati të shesë Raphinhan në këtë afat kalimtar, sidomos pasi filloi të përmendej një ofertë nga Arabia Saudite në shumën prej 100 milionë euro.

Anësori i klubit katalanas e ka refuzuar transferimin, edhe pse dyshohet se i është ofruar një shumë që vetëm mund ta ëndërrojë në futbollin evropian prej rreth 40 milionë eurove pagë vjetore.

Me shitjen e Raphinhas, Barcelona synonte të lehtësonte situatën e vështirë financiare, por braziliani, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2027, nuk donte të zëvendësonte La Ligën dhe futbollin evropian me një nivel më të ulët.


“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor
Lexo po ashtu “Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

Ylli brazilian nuk dëshironte të dëgjonte as për oferta të çmendura financiare për tu larguar nga gjiganti katalunas.

Më parë u raportua se klubi katalanas ka marrë një ofertë prej 80 milionë eurosh për Raphinhan.

Ylli i Barcelonës pretendon se ekipi nuk ka më nevojë për blerje të reja
Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës pretendon se ekipi nuk ka më nevojë për blerje të reja

Mbetet e pazbuluar se cili klub ka dorëzuar ofertën, por u spekulua se të katër klubet kryesore saudite, Al-Hilal, Al-Nassr, Al-Ittihad dhe Al-Ahli, ishin të gatshëm ta paguanin atë shumë.

Në karrierën e tij, Raphinha luajti për Vitoria Guimaraes, Sporting, Rennes dhe Leeds. Barcelona e bleu atë në verën e vitit 2022 për 58 milionë euro nga Leeds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori